Kurat natyrale me gjethet e dafinës

843
Sigal

Gjethet e dafinës kanë prejardhje nga Mesdheu dhe kanë një përdorim të gjerë në shumë fusha. Kjo bime përmban vitamina C,B dhe A. Të gjitha këto vitamina kanë vlera të larta ushqyese si dhe janë antioksidantë natyralë që ju mbrojnë nga shumë sëmundje.

Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, mangani, kalciumi dhe kaliumi. Këto minerale i mbajnë nën kontroll rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut si dhe kanë rol thelbësor në prodhimin e qelizave të kuqe.

Gjethet e dafinës përdoren edhe për vetitë e tyre aromatike. Ato kanë veti qetësuese për mendjen dhe trurin dhe hapin rrugët e frymëmarrjes.

Dafina gjithashtu mund të përdoret për trajtimin e flokëve të tharë dhe të dëmtuar. Duke e zier me ujë, ju mund ta krijoni një maskë shumë efektive në trajtimin e flokut