Kripa dhe vetitë e saj kuruese

589
Kripa gjithnjë e më shumë po gjen një hapësirë përdorimi në trajtimin e astmës, alergjisë, rritjes së sistemit imunitarë dhe në rritjen e fuqisë atletike si dhe shtimine shkëlqimit në pamjen tuaj. Bashkëthemelues i shoqatës së terapisë së kripës, Ulle Pukk thekson se kripa ka aftësi të pëbesueshme. Ajo është një produkt antiviral, antimikrobiale dhe antifungale.
Kripa e thatë shkon thellë deri në skutat e mushkërive tuaja, shpjegon ajo. Kripa thith papastërtitë nga trupi juaj dhe ndihmon në lirimin e mukusit, kështu që mund të kollitni apo ti nxjerrni jashtë toksinat. Pasi të keni mushkëri të pastruar, do të merrni më shumë oksigjen, gjë që ju jep më shumë energji, ndikon në çdo organ të trupit tuaj si dhe përmirëson mirëqënien e përgjithshme.
Pulmonologu Denise Harrison, asistent profesor e mjekësisë thekson se kripa rrit vullnetin për stërvitje. Sipas saj kripa lëshon jonet negative që nxisin relaksimin, ndryshe nga jonet pozitive ku jemi të ekspozuar përmes telefonave celularë dhe kompjuterave, të cilët trazojnë sistemin nervor. Efektet janë parë tek ekzema dhe aknet në fytyrë, dhe jep shkëlqim të mënjëhershëm.
Sigal