Kombinimi perfekt kundër rrudhave, ja si ta përgatisni e aplikoni në fytyrë maskën “çudibërëse”

589
Sigal

Qershia mund të përdoret si një aleate e mirë e bukurisë. Për lëkurën, qershia mund të kombinohet me kastravecin për të dhënë një rezultat shumë të mirë kundër rrudhave

Rrudhat dhe qeskat poshtë syve mund të cilësohen si probleme të mëdha për lëkurën, por edhe për pamjen.

Ekzistojnë shumë metoda për zhdukjen e rrudhave dhe kurimin e qeskave poshtë syrit, por shumë pak prej tyre japin rezultate të kënaqshme.

Një nga kombinimet, që sipas ekspertëve, jep rezultate të kënaqshme, është kombinimi i tulit të qershisë dhe kastravecit.

Maska e përgatitur nga ky kombinim funksionin më së miri për ta mbajtur të freskët dhe të tonifikuar lëkurën.

Si përgatitet maska?
-Një gjysmë kastravec të grirë në mikser përziejeni me tulin e 5-6 kokrrave qershi të pjekura.

-Masës shtojini edhe një lugë gjelle kos natyral dhe pasi ta keni përzier mirë të gjithën, aplikojeni me kujdes në zonën rreth syve.

Është një përzierje që eliminon rrathët poshtë syve dhe lufton në mënyrë të ndjeshme rrudhat.

Po kështu, me tulin e qershisë mund të përgatisni edhe një maskë tjetër antirrudhë.

-Tulin nga katër kokrra qershi të pjekura mirë përziejeni me një lugë vaj ulliri natyral.

-Më pas përziejeni në mikser, aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 15 – 20 minuta.

-Në fund shpëlajeni normalisht fytyrën.