Kjo është arsyeja se përse çoheni me dhimbje koke në mëngjes

113
Sigal

Zgjimi me dhimbje koke nuk është një fillim i mirë i ditës. Nëse zgjoheni me dhimbje, ajo ju lodh në fillim të ditës. Ka disa arsye pse ju dhemb koka në mëngjes.

Dhimbja e kokës pas zgjimit te disa persona zgjat për një kohë të shkurtër, ndërsa të tjerë dhimbjen e ndjejnë disa orë më vonë.

Ke fjetur keq

Pagjumësia mund të jetë një shkas për dhimbje koke. Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje të qartë midis mungesës së gjumit dhe migrenës dhe dhimbjeve të kokës nga tensioni. Mungesa e gjumit ul pragun e dhimbjes, duke i bërë njerëzit më të ndjeshëm ndaj dhimbjeve të kokës.

Dehidratim

Nëse nuk pini mjaftueshëm ujë, mund të zgjoheni me dhimbje koke. Dehidratimi shkakton dhimbje koke që mund të jenë relativisht të lehta ose aq të rënda sa një migrenë.

Dehidratimi prek çdo pjesë të trupit, përfshirë trurin. Pini mjaft lëngje për të shmangur dhimbjet e kokës në mëngjes.

Gërhitja

Gjumi i shqetësuar i shkaktuar nga gërhitja mund të jetë gjithashtu një burim dhimbje koke pas zgjimit. Megjithatë, një dhimbje koke e lidhur me gërhitjen zgjat më pak se 30 minuta.

Ilaçet dhe alkooli

Ilaçet mund të jenë shkas për dhimbje koke dhe në këtë rast duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për një ndryshim të mundshëm të terapisë. Sasi të mëdha alkooli mund të çojnë në dhimbje koke herët në mëngjes