Kikirikët, çelësi i rinisë

532
Kikirikët, të quajtur si frut amerikan, nuk mungojnë në ndonjë aperitiv, apo në tavolinën e Krishtlindjeve për të shoqëruar si fruta të thata, dhe si snack. Por sa dimë për to? Konsiderohen si ushqimi me mjaft përfitime për shkak të mineraleve që ka, proteinave dhe antioksidantëve që ka përmbajtja e lartë kalorike e tyre.
Lëkura
Përmbajnë antioksidantë natyrale shumë të fuqishëm, si vitamina E, që mbroj qelizat nga toksinat e mjedisit dhe veprimi i radikaleve të lira, përveçse kanë edhe flavonoidë e polifenol. Për këtë janë mjaft të nevojshme për të na mbajtur organizmin të ri dhe të mbrojë bukurinë e epidermës sonë.
Ul kolesterolin
Falë omega 9 dhe omega 6 kikirikët luftojnë kolesterolin e keq dhe nja ënjë nidhmë e madhe për sistemin e qarkullimit të gjakut.
Rri e qetë
Ka acid folik që është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë dhe stimulon fertilitetin. Vetëm 100 gramë të tij mbajnë 240 mcg Vitaminë B9, dyfishin e arrave e bajameve dhe rreth 60% të dozës së përditshme të rekomanduar për këtë vitaminë. Vitamina B9 është shumë e rëndësishme për femrat e çdo moshe.
Kujdes peshën
Janë të mira por kujdes, sepse kanë shumë kalori. Nëse konsumi i tyre këshillohet për ato që përmendëm më lartë, ekzagjerimi në konsum mund të jetë një atentat për linjat tona. Kini parasysh se vetëm 100 gram i këtij ushqimi mban pak a shumë 600 kalori.
Sigal