Ja disa truke si mund të lini duhanin

535
Sipas një studimi më të fundit të realizuar nga Fondi Britanik i Zemrës ka bërë të ditur se madje 82 përqind e duhanpirësve kanë dështuar në përpjekjen e tyre për të hequr dorë nga duhani në fazën e parë, ndërkaq, 40 përqind e duhanpirësve kanë arritur të heqin dorë nga kjo shprehi e dëmshme vetëm pas 4 deri në 21 tentime. Një duhanpirës i zakonshëm, para se të arrijë synimin e tij përpiqet të heqë dorë nga pirja e duhanit mesatarisht katër herë në jetë, theksohet në studim. Ndërkaq, 20 përqind e duhanpirësve është ‘pajtuar’ me faktin se nuk mund të heqin dorë nga duhanpirja. Me kalimin e viteve, duhanpirësit shpenzojnë pasuri të tërë për të konsumuar duhan, andaj një e katërta e atyre që janë përpjekur të heqin dorë nga duhani, kanë deklaruar se këtë gjë e kanë bërë për shkaqe financiare dhe jo ato shëndetësore. Nga 2 mijë persona të anketuar 10% e tyre kanë thënë se janë të dëshpëruar nga pamundësia për të lënë duhanin – ndërsa që kjo shprehi vështirë hiqet tregojnë të dhënat se, çdo vit bë botë vdesin 5 milion duhanpirës.
Sigal