Kryefamiljari i jep fund jetës duke u vetëvarur

441
Në kushtet e depresionit, një 71 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur pranë banesës së tij. Kjo ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin “Biçakaj i Vjetër”, Lushnje. Policia ka njoftuar se Refit Zeqo, u gjet pranë banesës së tij nga familjarët. “Nga veprimet e kryera rezultoi se vetëvarja është kryer në kushtet e depresionit, kur familjarët nuk ishin në banesë”, bën me dije policia. Materialet hetimore lidhur me këtë rast, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje.
Sigal