Sigal

humë mikrobe që shkaktojnë sëmundje të ndryshme mund të kontaminojnë ushqimet, kështu që çdo vit ka shumë raste të ndryshme të helmimit nga ushqimi.

Qëndra e Kontrollit të Sëmundjeve raporton se çdo vit 48 milionë njerëz sëmuren nga sëmundjet ushqimore, 128,000 janë shtruar në spital dhe 3,000 kanë vdekur.

Hulumtuesit kanë identifikuar më shumë se 250 sëmundje që vijnë nga ushqimi.

Helmimi i ushqimit, i referuar edhe si sëmundje ushqimore, ndodh pas konsumimit të ushqimit që është kontaminuar para ose gjatë përgatitjes së tij. Në përgjithësi, ushqimi kontaminohet gjatë fazës së përpunimit, prodhimit, trajtimit ose gatimit.

Organizmat infektive, duke përfshirë bakteret, viruset dhe parazitët – janë shkaqet më të zakonshme të helmimit me ushqim. Me konsumimin e ushqimit të kontaminuar, shkalla e ashpërsisë së secilës simptomë varet nga personi.

Individët që kanë një rrezik më të lartë të helmimit me ushqim njihen të jenë më “në rrezik” dhe kanë më shumë gjasa të përjetojnë forma më të rënda të helmimit me ushqim.

Ne do të diskutojmë disa nga grupet më të rrezikuara, të ndjekura nga disa këshilla të dobishme se si të parandalojmë helmimin me ushqim.

Së pari, këtu janë 5 shenjat paralajmëruese më potenciale të sëmundjes

Simptoma të ngjashme me ato të gripit

Tek shumë persona, simptomat e para që shfaqen duken si ato të gripit: dobësi, vjellje dhe lodhje. Disa njerëz zhvillojnë ethe dhe dridhura.

Nëse niveli i etheve tuaj arrin ose tejkalon 39.4 gradë Celcius, duhet të kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Shqetësime dhe dhimbje abdominale

Organizmat që shkaktojnë helmimin e ushqimit irritojnë sistemin e tretjes, gjë që mund të çojë në inflamacion të dhimbshëm të stomakut, duke shkaktuar dhimbje në bark.

Trupi e kupton menjëherë praninë e organizmave të dëmshme dhe kontrakton më shpejt muskujt e barkut për t’i dëbuar ato.

Diarre

Diarrea është një simptomë e zakonshme e helmimit me ushqim, e karakterizuar nga tre ose më shumë lëvizje të zorrëve brenda një periudhe 24-orëshe.

Kërkesa e shpeshtë për të shkuar në banjë shpesh paraprihet nga dhimbje barku ose fryrje.

Për shkak të natyrës së rëndë të diarresë tipike të helmimit me ushqim, dehidrimi bëhet problem potencial. Është e nevojshme të pini ujë për të shmangur ndërlikimet potencialisht të rrezikshme të një trupi të dehidratuar.

Përzierje

Përzierja që shoqëron helmimin e ushqimit mund të shfaqet nga 1-8 orë nga koha kur keni konsumuar ushqimin e kontaminuar.

Përzierja është zakonisht një shenjë paralajmëruese e hershme e ushqimit të kontaminuar, pasi trupi përpiqet të sinjalizojë se ne kemi tretur diçka që është e dëmshme.

Simptomat e përzierjes mund të përkeqësohen pasi zorrët ngadalësohen – një përgjigje e natyrshme e projektuar për të mbajtur toksinën të kufizuar në stomak.

Të vjellat

Simptoma e hershme e fundit që paralajmëron helmimin me ushqim është zakonisht një periudhë të vjellash.

Ndërsa të vjellat (dhe diarrea) janë të pakëndshme, trupi duhet të dëbojë bakteret dhe viruset për të parandaluar komplikimet shëndetësore. Për disa, janë tipike episodet e të vjellave të rënda gjatë sëmundjes (zakonisht 3 deri në 5 ditë).

Demografia e rrezikut

Helmimi i ushqimit është i ngjashëm me shumë sëmundje të tjera duke qënë se disa grupe njerëzish janë më të rrezikuar se të tjerët.

Dy dalluesit janë: arsyeja e sëmundjes dhe përgjigja e trupit ndaj saj.

Grupet më të ndjeshme ndaj helmimit me ushqim janë:

Pacientët me kancer: Ndërsa kanceri dobëson sistemin imunitar, ato janë më të prirur ndaj efekteve të baktereve që shkaktojnë infeksion dhe patogjene të tjera. I kombinuar me simptomat e kancerit të tyre, një rast i helmimit me ushqim mund të bëhet mjaft i rëndë.

Të rriturit e moshuar: Statistikisht, të rriturit 65 vjeç e lart kanë më shumë gjasa të shtrohen në spital ose të përjetojnë komplikacione të rënda nga helmimi me ushqimin.

Arsyeja kryesore është rënia e ngadaltë e funksionit të organeve ndërsa ne moshohemi, duke përfshirë sistemin imunitar.

Gratë shtatzëna: Gjatë shtatzënisë, është e zakonshme që simptomat e helmimit të ushqimit të bëhen më të rënda. Gjithashtu, disa grupe ushqimore rrisin ndjeshëm rrezikun. Në këto grupe përfshihen prodhimet e detit, qumështoret e papasterizuara dhe vezët.

Fëmijët e vegjël: Sistemi imunitar nuk është plotësisht i zhvilluar tek fëmijët deri në katër apo pesë vjeç. Si i tillë, sistemi tek një fëmije nuk është aq i aftë për të eliminuar në mënyrë efektive bakteret dhe patogjenët.

Parandalimi i helmimit nga ushqimi

Është e rëndësishme që ne të gjithë t’i japim prioritet sigurisë së ushqimeve, pasi kjo nuk ndikon vetëm në shëndetin tonë por edhe në shëndetin e të dashurve tanë.

Ata që konsiderohen në rrezik duhet të marrin masa paraprake shtesë për sigurinë dhe të konsultohen me mjekun e tyre lidhur me rekomandimet dietike.

Ka hapa të zbatueshëm për të ndihmuar në parandalimin e helmimit me ushqim:

– Pastroni dhe lani duart, sipërfaqet dhe ushqimin para se të trajtoni ushqimin.

– Ndajeni mishin nga produketet e tjera ushqimore, veçanërisht perimet.

– Gatuajini të gjitha ushqimet në temperaturë të përshtatshme.

– Kujdesuni për ushqimet e mbetura duke i ruajtur menjëherë në frigorifer ose ngrirës.

Trajtimi

(Ju lutem vini re se këshilla e mëposhtme nuk është e zbatueshme për fëmijët. Nëse dyshoni se një fëmijë mund të ketë helmim me ushqim, është e nevojshme të kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.)

Shumica e rasteve të helmimit me ushqim janë të shërueshme në shtëpi. Këtu janë disa hapa që duhet të ndiqni:

– Shmangeni ushqimin orët e para derisa stomaku të qetësohet.

– Pini ujë, lëng mishi, ose një tretësirë elektrolite për të zëvendësuar mineralet e nevojshme. (Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur diarreja dhe të vjellat janë të rënda, pasi ato rrisin shanset e dehidrimit.)

– Hani kur të ndiheni gati, por ushqehuni me sasi të kufuzuar ushqimesh të lehta si bukë dhe supë.

– Kur nuk jeni duke ngrënë apo pirë duhet të pushoni.

Nëse simptomat tuaja nuk fillojnë të përmirësohen brenda një periudhe prej 2-3 ditë, telefononi mjekun tuaj ose vizitoni një klinikë shëndetësore lokale.