Sigal

Thuhet se bukuria vjen nga brenda. Lajmi i mirë është se mund të dukeni mirë edhe nga jashtë duke ngrënë ushqime që ju bëjnë të shndërisni, të keni lëkurë të butë dhe që zgjasin rininë.

Ja kush janë ushqimet që duhet të konsumoni për një pamje të jashtme të shkëlqyer: 

 

Avokado 
Ndihmojnë që të keni një lëkurë të ndritshme. Yndyrnat e tij parandalojnë rrudhat. Avokadot përmbajnë vitamina A, C, E dhe K, ashtu si edhe aminoacide që ndihmojnë në ndërtimin e proteinave në trup dhe mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e ambientit. Përdoreni në “smoothie”, sallatë ose edhe si zëvendësues të gjalpit në pjekje.

Patate e ëmbël
Është një ndriçues lëkure shumë i mirë. Përmban vitaminë A dhe C. Mund të përdoren në supa ose të priten në feta të holla dhe të konsumohen si patatina, duke i pjekur me vaj ulliri në furrë. Janë shumë të mira për diabetikët.

Farat e kungullit
Përmbajnë zink, sulfur dhe vitaminë A. Kur këto përbërës merren së bashku, ndihmojnë për të pasur flokë më të fortë. Përmbajnë edhe vitaminë B që ndihmon në rritjen e flokut. Hajini sa më shpesh kur doni të shtyni kohën.

Papaja 
Për sy më të shkëlqyeshëm, hani papaja. Përmban një enzimë që ndihmon për shkëlqimin e syve. Përmban edhe nivele të larta të vitaminës A dhe C, që riparojnë lëkurën, duke e mbajtur të re atë. Mund ta hani papajën si çdo frut ose mund ta shtoni në sallatë.

Kale 
Nëse doni një trup të tonifikuar, kale është ushqimi i duhur për ju. Aminoacidet e saj asimilohen direkt në trup dhe shndërrohen në proteina. Është një ushqim i mirë për ngadalësimin e procesit të plakjes, pasi ka shumë karotenoidë dhe flavonoidë, që mbrojnë qelizat nga radikalet e lira. Përdoreni në sallatë, në një miks perimesh ose në “smoothie”.