‘Zemra’ po ua shkurton jetën shqiptarëve

772
Sigal

Sëmundjet kardiovaskulare po rrezikojnë jetën e më shumë se gjysmës së shqiptarëve.

Në këtë përfundim kanë mbërritur Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Shëndetit Publik në bazë të raportit shëndetësor vjetor, ku për vitin 2018 rezulton se 54% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.

Për mjekët specialistë një shqetësim përbën ulja e moshës së të prekurve, dhe kjo sipas tyre lidhet drejtpërdrejt me stilin e jetesës.

Ndonëse nuk ka shifra konkrete për ndarjen e moshës së të prekurve, mjekët thonë se pas viteve 1990 sëmundjet kardiake nuk po kursejnë as të rinjtë.

Për më shumë se një dekadë, sëmundjet e zemrës po kryesojnë listën e vdekshmërisë dhe pas tyre renditet diabeti si kërcënuesi i jetës së shqiptarëve.

Përmes kontrollit mjekësor bazë sëmundjet arrijnë të kapen në kohë, por shpesh vonesa e vizitave rutinë ka sjellë që sot 400 mijë persona të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.