Ja çfarë është kozmetika bimore

1325
Kozmetika natyrale eshte bere nje trend i fuqishem i ketyre viteve te fundit.  Çdo vit e më shumë njerzit janë shumë më përzgjedhës për sa i përket produkteve që do përdorin në lëkurë. Me produkte natyrale kozmetike nënkuptohen ato produkte bukurie për përdorim në lëkurë me përbërës 100 % natyrore. Kur një produkt i ploteson këto cilësi ai mund të quhet “ Produkt Kozmetik Natyral i Certifikuar”. 
Këto produkte ofrojnë një kujdes delikat dhe jo agresiv për lekurën duke u kthyer në një ndihmesë të rëndësishme për lekurën e cfarëdo moshe. Kozmetikat natyrale gjallërojne dhe krijojnë harmoni për trupin, shpirtin dhe mendjen. 
Që një produkt bimor të marrë statusin i certifikuar duhet të plotesojë disa nga direktivat e vendosura nga Bashkimi Europian. Ato janë :
1. Lënda e parë duhet tw vije nga bimët
Me aq sa është e mundur duhet që lënda e parë të merret nga bimë qe vijnë prej burimesh të sigurta, nga ferma që prodhojnë produkte të kontrolluara biologjikisht.
2. Mbrojtja e kafshëve
Nuk lejohet testimi i produktit në kafshë, në asnjë fazë të procesit që përfshin, fazën e zhvillimit, prodhimit dhe testimit të produktit final.
3. Lënda e parë nga mineralet
Përdorimi i kriperave inorganike nga mineralet është përgjithësisht i lejuar.
4. Lënda e parë me përdorim të kufizuar
Për prodhimin e kozmetikave natyrale është e lejuar të përdoren përbërës që janë përftuar me anë të proceseve të hidrolizës, hidrogjenimit, esterifikimit, transesterifikimit dhe kondensimit të këtyre materialëve :
Yndyrna, vajra, dyllera
Lecitine
Lanoline
Monosaharide, oligosaharide, polisaharide
Proteina dhe lipoproteina
5. Ndalohet përdorimi i :
Ngjyruesve artificial
Aromave artificiale
Silikoneve
Parafinë dhe produke të tjera të naftës
Kriteri që përzgjedh se cilat aroma do përdoren janë të rregulluara nga ISO 9235
6. Ruajta e produkteve
Per tu siguruar që produkti eshte mikrobiologjikisht i sigurtë, disa konservante sintetike me veti të ngjashme me ato natyralet lejohet që të shtohen plus lëndëve konservuese natyrale. Këto janë:
Acid benzoik
Acid salicilik dhe kripërat e tij
Alkooli benzilik
Acid sorbik dhe kripërat e tij
Në rastet kur keto lëndë konservante janë përdorur, në amballazh duhet shenuar që “produkti është konservuar me x lëndë që është përdorur ”.
7. Ndalimi i rrezatimit radioaktiv
Ndalohet me ligj të behet dezinfektimi i lëndës së parë dhe i produktit të përfunduar me rrezatim radioaktiv.
8. Kozmetika natyrale e certifikuar
Produkti me pas i nenshtrohet kontrolleve të rrepta nga autoritetet kontrolluese dhe në rastet kur i ploteson të gjitha kriteret ai merr statusin “Kozmetike Natyrale e Certifikuar”.
Sigal