Gjashtë nxenës në Pukë shtrohen me urgjencë në spital. Rasti i dytë brenda pak ditësh

278
Procesi mësimor në shkollën e Gjegjanit në Pukë, është ndërprerë ditën e sotme. Shkak është bërë gjendja shëndetësore e 6 nxënësve, të cilët kanë shfaqur probleme.
Menjëherë fëmijët janë nisur drejt spitalit të Pukës për të marrë trajtim mjekësore.
Sakaq, është kërkuar ekzaminim i plotë i rasteve, për të nxjerrë të vërtetën, mbi shkakun e këtyre komplikacioneve.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh në shkollën e Gjegjanit, ku nxënësit shfaqin probleme shëndetësore.
Disa ditë më parë, 20 nxënës të shkollës Gjegjan të qytetin e Pukës kanë përfunduar në spital me shqetësime shëndetësore pasi ishte dezinfektuar shkolla.