Ilaçi që parandalon zhvillimin e tumorit në lukth

646
Sigal

Njerëzit të cilët marrin aspirinë janë më pak të rrezikuar për t’u sëmurë nga tumori i lukthit. Aspirina shmang tumorin. Shkencëtarët amerikanë kanë analizuar më shumë se 300.000 persona dhe rezultatet kanë treguar se personat të cilët kishin marrë aspirinë një vit para studimit, së paku një herë (për ndonjë arsye tjetër), kishin qenë më pak të rrezikuar për t’u sëmurë nga kanceri i pjesës së mesme dhe të poshtme të lukthit. Personat të cilët kishin përdorur llojet tjera të anti-inflamatorëve tjerë josteroidal (AIJS), po ashtu kishin qenë më pak të rrezikuar (për 32%). Mirëpo, është vërejtur se aspirina dhe AIJS mbrojnë vetëm nga kanceri i pjesës së mesme dhe të poshtme, ndërsa nuk mbrojnë nga kanceri i pjesës së sipërme (kardia) dhe nga kanceri i ezofagut.

per me teper lexoni Gazeten Telegraf