Efektet e shëndetshme të çajit të mentes

1743
Menta është një bimë që sjell shumë efekte të shëndetshme për organizmin tonë. Menta është një bimë që i përket familjes labiate, të llojit menta dhe është në forma të ndryshme. Ajo përmban ujë, fibra, proteina, shumë minerale (kalcium, kalium, magnez, fosfor, natrium), vitamina (të grupit A, B, C e D) dhe aminoacide.
Disa nga vetitë e saj janë:
Pastruese
Shumë e dobishme në rastet e erës së keqe të gojës: duke bërë gargarë me lëngun e përftuar nga 5 mg gjethe mente me 100 ml ujë, ky problem mund të marrë fund menjëherë.
Ka veprim aromatik
Menta përdoret gjithmonë në kuzhinë, falë veprimit të saj aromatik dhe shpesh gjendet në pjatat e kuzhinës italiane. Por ajo përdoret edhe për prodhimin e pijeve, likereve dhe produkteve të ëmbla.
Është kozmetike
Në kozmetikë, menta ka një veprim rifreskues, tonik dhe pastrues. Këto janë edhe arsyet se pse ajo futet te shampot, te detergjentët intime dhe te kremrat e ndryshëm për trupin.

Veprim shpërbërës
Disa studime kanë treguar një aftësi të mundshme të mentës për të shpërbërë gurët në tëmth, por për momentin studimet janë ende të pakta për të demonstruar më saktë këtë veprim të mundshëm të saj në organizëm.
Analgjetik
Studime të ndryshme të bëra si nga studiuesit gjermanë, ashtu edhe ata iranianë, kanë zbuluar se ekstrakti i mentës është një ilaç i rëndësishëm kundër dhembjes së kokës dhe migrenës. Mos ngurroni ta provoni.
Sigal