E drejta për të bërë zgjedhje më të mira për shëndetin

78
Sigal

Në ditët e sotme, të kesh mundësi zgjedhjeje është shumë e rëndësishme. Por nëse duhet të përzgjedhim mes produkteve që ndikojnë tek shëndeti, informimi është thelbësor. Pirja e cigares, është një nga shembujt, ku informacionet janë të pakta.

Sipas të dhënave nga OBSH, në botë janë rreth 1 miliard duhanpirës. Edhe pse këshilla më e mirë padyshim është lënia e saj, ka të rritur që zgjedhin ta vazhdojnë pirjen e cigares. Pikërisht për këtë grup, informimi për alternativa që reduktojnë dëmin duhet të jetë i mundur përherë.

NOA

Alternativa të tilla përfshijnë produktet pa tym si; cigaret elektronike apo pajisjet me ngrohje. Këto produkte karakterizohen si pajisje me dëm të reduktuar, pasi eliminojnë procesin e djegies, dhe rrjedhimisht tymin e cigares, të cilit i atribuohen edhe dëmet në shëndet.

Ndërkohë që kërkimet shkencore kanë nxjerrë në pah reduktimin e dëmit që këto pajisje kanë në krahasim me cigaret, autoritetet rregullatore nëpër botë po mendojnë rolin që këto alternativa pa tym, kanë tek përpjekjet për të reduktuar duhanpirjen.

Japonia, shembulli me rezultatet më të dukshme, pa një ulje domethënëse të shitjeve të cigareve, pasi prezantoi për duhanpirësit e rritur alternativat pa tym. Nga ana tjetër Britania e Madhe dhe Zelanda e re, janë dy shtete që po mendojnë të përdorin pajisjet me ngrohje dhe të tjerat e kategorisë së tyre, për të dhënë një alternativë me dëm të reduktuar për shtetasit e tyre.

Këto produkte me dëm të reduktuar, lejojnë duhanpirësit e rriturit që zgjedhin të vazhdojnë të pinë duhan, lirinë për të kaluar tek alternativa më pak të dëmshme për shëndetin. Informimi për alternativa të tilla, mund të krijojë hapësirën për të ndryshuar edhe sjelljen që çon në shmangien e këtij zakoni dhe kalimin në një jetesë më të shëndetshme.