Dr. Zekri Palushi: Fruthi (Rubeola)! Çfarë duhet të dimë rreth këtij infeksioni viral?

20

INFO

Dozat e vitaminës A sipas moshave:

7-12 muajsh, jepet 500mcg, 1-3 vjeç, jepet 300 mcg, 4-8 vjeç, jepet 400 mcg, 9-13 vjeç, jepet 600 mcg, mbi 14 vjeç, jepet 900 mcg për meshkuj, dhe 700 mcg për femrat.

“Infeksionit i fruthit është sëmundje mjaft ngjitëse që shkaktohet nga një paramyxovirus RNA, i ngjajshëm me atë të Covidit. Transmetohet nga kontaktet pacient me pacient, nëpërmjet spërklave orofaringeale, dhe nazofaringeale, që shpërndahen gjatë puthjeve, kollës, dhe teshtitjes.Periudha e inkubacionit të kësaj sëmundje, është 10-14 ditë; ndërkohë, pacienti është infektues 5 ditë para, dhe 5 ditë mbrapa shfaqjes së puçrrave.”

Sigal

 

Siç mund të jeni në dijeni, kohët e fundit, si në Amerikë, ashtu edhe në Europë, kanë filluar të raportohen raste me sëmundjen e fruthit, ndërkohë, autoritetet shëndetësore në të gjithë botën, po bëjnë thirrje të vazhdueshme, për një vaksinim të përgjithshëm të popullsisë. Atëherë, para se të flas për këtë sëmundje, po i referohem pak historisë. Raste me fruth janë dokumentuar që nga shekulli i 9të, dhe siç dimë, në 100vjeçarin e kaluar, kur fruthi përfshiu të gjithë botën, nuk ishte vaksinimi që shpëtoi miliona jetë njerëzish, (vaksina e fruthit u prodhua për herë të parë, në vitin 1963). Për të ilustruar këtë, ka një grafik që tregon shkallën e vdekjeve nga fruthi të ndodhura në Amerikë, nga viti 1900, deri në vitin 1958, ku shohim se numri i vdekjeve ishte ulur vetvetiu, gradualisht deri në 98.7%. Pothuajse e njejta gjë vihet re, edhe në grafikun Anglez. Anglia e kishte filluar rekordimin e vdekjeve nga fruthi, që në vitin 1838, dhe në grafikun e tyre vihet re se numri i vdekjeve kishte filluar të ulej që nga viti 1900, duke arritur pothuajse në shifrën zero rreth vitit 1950. Pra, edhe pse pa vaksinë, nga viti 1960, rastet e raportuara me fruth në Angli ishin vetëm 2.4%, ndërsa vdekshmëria kishte ra në 0.03%.

Interesante ishte krahasimi i këtyre dy grafiqeve, me grafikun e Zimbabves. Aty, gjatë viteve 1967 – 1989, kishte shpërthyer një valë fruthi, dhe megjithëse në atë kohë, 88% e popullsisë së këtij vendi ishin të vaksinuar.Ky vaksinim jo vetëm që nuk kishte ulur numrin e vdekjeve, por faktikisht kishte shtuar numrin e të infektuarve!  Atëherë, kush ishin faktorët kryesorë që ndikuan në uljen dramatike të sëmundjes së fruthit, kur në kohërat kur s’ishte akoma një vaksinë kundër tij? Studime të ndryshme kanë arritur në konkluzionin se ishin ushqyerja më e mirë, dhe përmirësimi i kushteve higjenike që ndodhën gjatë shekullit të 20të. Kequshqyerja (malnutricioni), ishte një element shumë i fortë, parashikues për numrin e të infektuarve, dhe të vdekjeve.
Nga ana tjetër, ka mjaft studime që tregojnë se infeksioni i fruthit shkakton mungesë të vitaminës A dhe se kjo vitaminë, është esenciale, dhe luan një rol vital, jo vetëm në prevenimin e fruthit, por edhe në uljen e mortalitetit të shkaktuar prej tij; aq sa në këtë aspekt mund të krahasohet me efektin ma të mirë pretendues, të vaksinës kundra fruthit. Për këtë arsye, OBSH, dhe UNICEF, ju rekomandojnë vendeve në zhvillim, (ku futet edhe Shqipëria), që fëmijëve me fruth, t‘u jepet vitaminëA, pavarësisht nëse ata mund të jenë, ose jo defiçit në këtë vitaminë. (Rekomandohet 400.000 IU në ditë, për dy ditë rrjesht, brenda 5 ditëve nga shfaqja e rashit/erupsionit apo puçrrave në lëkurë).

Po kështu, OBSH deklaron se ‘’Në vendet ku mangësia/deficienca e vitaminës –A mund të konsiderohet si një problem shëndetësor publik, atëherë, të gjithë fëmijëve nga mosha 6-9 muajshe duhet t‘u jepet vitaminë A supplement, si një masë intervenuese nga shëndeti publik, për të ulur sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga fruthi. Në këtë aspekt, vitamina –A ka fuqi të madhe jo vetëm që të shpëtojë jetë fëmijësh, por edhe të mirmbajë një sistem imunitar të fuqishëm.

“Studime  tregojnë se infeksioni i fruthit shkakton mungesë të vitaminës A. Për këtë arsye, OBSH, dhe UNICEF, ju rekomandojnë vendeve në zhvillim, (ku futet edhe Shqipëria), që fëmijëve me fruth, t‘u jepet vitaminëA, pavarësisht nëse ata mund të jenë, ose jo defiçit në këtë vitaminë. (Rekomandohet 400.000 IU në ditë, për dy ditë rrjesht, brenda 5 ditëve nga shfaqja e rashit/erupsionit apo puçrrave në lëkurë).”

Karakteristika më dinake e virusit të fruthit është shkatrrimi i shtresës epiteliale, që konsiderohet si vija e parë e frontit, në sistemin e lindur mbrojtës.

Indi epithelial, është një shtresë e hollë mbrojtëse e qelizave të sheshta, që gjenden në disa prej organeve të trupit tonë; si mushkëritë, zorrët, sytë, veshkat, vezika.., si dhe enët e gjaku.

Imunitety ynë natyral fillon në sipërfaqen epiteliale, ku qelizat mukozale luftojnë kundra një invaduesi pathogen.
Pra, vitamina A ka veti që të riparojë pikërisht këtë pjesë mjaft të rëndësishme të trupit tonë, e po kështu, luan një rol esencial në mirëmbajtjen normale të këtij indi.

  Tani le të kthehemi pak tek përshkrimi i infeksionit të FRUTHIT!   

Është një sëmundje mjaft ngjitëse, që shkaktohet nga një paramyxovirus RNA, i ngjajshëm me atë të Covidit. Paraqitet si një gjendje febrile exanthematoze acute, me lezione karakteristike të vendosura në anën e brendshme të faqeve, që duken si kokrra të vogla krype, që quhen njollat e Koplik.

Epidemiologjia: Fruthi transmetohet nga kontaktet pacient mepacient, nëpërmjet spërklave orofaringeale, dhe nazofaringeale, që shpërndahen gjatë puthjeve, kollës, dhe teshtitjes.

Periudha e inkubacionit të kësaj sëmundje, është 10-14 ditë; ndërkohë, pacjenti është infektues 5 ditë para, dhe 5 ditë mbrapa shfaqjes së ekzantemës/puçrrave.

Sëmundshmëria dhe vdekshmëria janë më të larta në ato vende ku ka varfëri, dhe kequshqyrje të popullsisë.

Tiparet klinike, në 3-4 ditët e para (periudha prodromale), shenjë klasike është triada ‘’kollë, + conjuctivitis (sy të skuqur, të ujshëm/përlotur), + rrjedhje hundësh, të shoqëruar me temperaturë, dobësi të përgjithshme, anoreksi, dhe diarrhoe (bark).

Periudha e ekzantemes/puçrrave në lëkurë, karakterzohet me një erupsion rashi tipik, me ngjyrë të kuqe, që shfaqet në ditën e 4tër, dhe të 5të, që zgjat rreth 4-5 ditë.
Ky rash fillon prapa veshëve, dhe gjatë ditës së parë shpërndahet në faqe, ditën tjetër shkon në gjoks, e më vonë shpërndahet edhe në ekstremitete, dhe pastaj, nga dita e 6të, fillon të venitet.

Nga dita e tretë, (pra, para se të shpërthejë rashi), disa njolla të bardha, të vogla si kokrriza krype, (pra njollat Koplik, që i përmendëm më lart), shfaqen në gojë, në pjesën e brendshme të faqeve.

“Të gjithë fëmijëve nga mosha 6-9 muajshe duhet t‘u jepet vitaminë A supplement, si një masë për të ulur sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga fruthi, por edhe të mirmbajë një sistem imunitar të fuqishëm. Karakteristika më dinake e virusit të fruthit është shkatërrimi i shtresës epiteliale, që konsiderohet si vija e parë e frontit, në sistemin e lindur mbrojtës.”

Temperatura zakonisht fillon të bjerë brenda 5 ditëve nga shfaqja e rashit, dhe zakonisht pas një javë të gjitha shenjat zhduken.

Periudha e konvaleshencës. Gjatë kësaj përiudhe, rashi/puçrrat fillojnë të veniten, duke lënë një njollë ngjyrëkafe të përkohshme, ndërsa kolli mund të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera.

Komplikacionet e mundshme: Pacjentët mund të komplikohen me infeksione sekondare, të tipit bakterial, si psh. infeksion në veshin e mesëm (otitis media), dhe infeksion të sinuseve (sinusitis). Dhe nëse komplikohen rrugët e frymëmarrjes, me një pneumoni, edhe kjo më së shumti shfaqet si një supërinfeksion, po me origjinë bacteriale, dhe jo virale.
Një komplikacion i rrallë (1 në 1500) mund të jetë edhe encephalitis, dhe konvulsionet febrile.

Duhet të keni parasyshë se: nëse një sëmundje exanthematoze akute, (pra rash, apo puçrra të shpërndara gjithandej), nuk paraprihet nga një koll e thatë, dhe sy të skuqur, atëherë do të ishte ndoshta krejt e pamundur, që ky rast të diagnostikohej si sëmundje fruthi.

  Mjekimi: Si për çdo sëmundje tjetër virale, edhe për fruthin s’ka një mjekim specifik, megjithatë, kolli mund të qetësohet me shUrupe të ndryshme kolli, për ulje të temperaturës mund të përdoret paracetamoli. Duhet që të merren lëngje me shumicë, e po kështu, pacjenti duhet që të pushojë në shtrat, dhe t’i shmanget dritës së fortë gjatë përiudhës febrile.

Fëmijët duhet të mbahen në shtëpi të paktën edhe 5 ditë pas shfaqjes së rashit.

Dhe mos harroni se ilaçi më i mirë mjekues, dhe prevenues është vitamina –A.

Dozat e vitaminës –A sipas moshave:

7-12 muajsh, jepet 500mcg, 1-3 vjeç, jepet 300 mcg, 4-8 vjeç, jepet 400 mcg, 9-13 vjeç, jepet 600 mcg, mbi 14 vjeç, jepet 900 mcg për meshkuj, dhe 700 mcg për femrat.

Ndërsa, autoritetet shëndetësore, si masë prevenuese rrekomandojnë dhënjen e vaksinës MMR (measles+mumps+rubella), doza e parë e së cilës jepet në moshën 12 muajshe, e pastaj përsëritet në moshën 4-5 vjeçare. Po kështu, këtë vaksinë e rekomandojnë edhe për moshat 18-30 vjeçare, për arsye se konsiderohen si një grup me rrisk të madh, ndërsa unë, duke u bazuar në evidencën e lartpërmendur, do t’ju sygjeroja që të zgjidhni varjantin e marrjes së vitaminës A.

Shënim: Mos e ngatërroni fruthin (Rubeola) me Rubella (fruthi Gjerman), që është një formë më e rrallë  ekzanteme që shkaktohet nga togavirusi. Megjithse Rubella është një formë e lehtë, ajo është shumë  e rrezikshme në gratë shtatzana, sepse në këto raste transmetohet nga nëna tek fëmija e saj në uterus, dhe në këto raste fëmija mund të lindë i qorruar, dhe i shurdhuar.

Të gjithë njerëzit që e kalojnë fruthin me sukses, krijojnë një imunitet natyral të përjetshëm.  

Po e mbyll këtë shkrim duke konkluduar se evidenca të shumta historike, hedhin poshtë pretendimet zyrtare, në lidhje me prevenimin e fruthit nga vaksinat.
Po kështu, fushata globale e vaksinimit kundra fruthit, në vitin 1967, që supozonte zhdukjen e fruthit, nuk ndodhi. Edhe objektivi i Amerikës, i shpallur në vitin 1978, që kishte si qëllim, eleminimin e fruthit nga viti 1982, nuk u realizua, edhe pse popullsia ishte plotësisht e vaksinuar.

Pra; një strategji shumë më tepër efektive, për të kontrolluar infeksionin e fruthit do të ishte forcimi, dhe zgjerimi i imunitetit tonë natyral. Dhe tashmë kur kemi një evidencë kaq bindëse se vitamina –A mund të përdoret edhe për qëllime prevenuese, dhe mjekuese, atëherë, do të ishte një detyrë imperative për autoritetet e shëndetit publik, të një vendi, që ta integronin përdorimin e kësaj vitamine, në skemat e shëndetit publik, veçanërish gjatë shpërthimeve të këtij infeksioni.

Dhe kurrë mos harroni se vitamina A, është po aq efektive, sa dhe vaksina e fruthit, (bile në mos më shumë), dhe pa efektet anësore, që mund të shkaktohen nga kjo vaksinë.