Dieta mesdhetare, e shëndetshme

544
Dieta mesdhetare është dieta më e shëndetshme që mund të mbani, e rekomanduar dhe nga specialistët. Një ndër arsyet përse kjo dietë është kaq e rekomanduar është sepse ka në përbërje magnez, i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në organizëm.
Ky mineral gjendet më shumë tek perimet jeshile, frutat e thata, drithërat, mishi dhe peshku dhe ndihmon për parandalimin e disa sëmundjeve të pashërueshme. Erëzat, fasulet dhe kakaoja janë gjithashtu burime të pasura të magnezit. Sekreti është që të mos konsumohet vetëm një nga ushqimet e mësipërme por një sërë ushqimesh që e përmbajnë këtë mineral, thonë shkencëtarët. Një dietë e pasur në magnez ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës me 10%, të goditjes në tru me 12% dhe të diabetit të tipit 2 me 26%. Rekomandohen 300 mg magnez në ditë për meshkujt dhe 270 mg për femrat.
Sigal