Paloka: Balili, dëshmi e bashkëqeverisjes së Ramës me krimin

517
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi se “Klemend Balili është dëshmi e bashkëqeverisjes së Ramës me krimin”.
“Edi Rama refuzon të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare me temë “Pse nuk arrestohet Klemend Balili?” Çfarë di Edi Rama për Balilin që refuzon të japë informacion? A po e mban peng Balili, Edi Ramën? Balili është dëshmi e bashkëqeverisjes së Ramës me krimin””, deklaroi Paloka.
“Krimi e solli në pushtet, përmes krimit po e mban pushtetin dhe me krim shpreson ta rimarrë atë. Ne nuk mund ta lëmë vendin peng të krimit. Ja përse më 18 qershor duhet të bashkohemi për të ndalur të keqen e për t’i lënë vendin zgjedhjeve të lira e të ndershme”, shtoi Paloka.
Sigal