Kistet e veshkave janë qeska rrumbullake të mbushura me lëng që formohen në veshka. Prezenca e kisteve në veshka mund të shoqërohen me çrregullime serioze që mund të dëmtojnë funksionin e veshkave. Më të shpeshtat janë ato që quhen kiste të thjeshta, pra që janë kiste më natyrë jo kanceroze (beninje) dhe shumë rrallë shkaktojnë komplikacione, madje ndodh që personat që kanë të tilla kiste mund të kalojnë të gjithë jetën e tyre pa e ditur ekzistencën e tyre
SIMPTOMAT
Siç e përmendëm kistet e thjeshta nuk shoqërohen me simptoma, por në rastet kur kistet zmadhohen mjaftueshëm atëherë ato shoqërohen me simptoma të tipit:
Dhimbje e shurdhër në nivelin e veshkave ose në pjesën e poshtme të shpinës
Temperaturë
Dhimbje në pjesën e sipërme të abdomenit (barkut)
Nëse keni simptomat e mësipërme atëherë rekomandohet që të drejtohëni për konsultë te mjeku specialist nefrolog.
KOMPLIKIMET
Kistet e veshkave herë pas here mund të çojnë në komplikacione të tipit:
Kist i infektuar. Një kist në veshka mund të infektohet duke shkaktuar temperaturë dhe dhimbje
Kist i plasur. Një kist në veshka që plas shkakton dhimbje të forta në shpinë ose në anë (në nivelin e veshkave)
Bllokim i Urinës. Një kist në veshka që bllokon urinim normal mund të çojë në enjtje të veshkës (hidronefrozë).
TRAJTIMI
Siç theksuam edhe më lart në rastet kur kemi të bjëmë me kiste të thjeshtë të veshkave që nuk shkaktojnë shenja apo simptoma mund të mos keni nevojë fare për trajtim, Në të tilla raste mjeku mund të kërkojë vetëm që pacienti të mbajë në monitorim këto kiste duke kryer herë pas here ekografi për të parë nëse kiste është zmadhuar apo jo.
Në rastet kur kistet fillojnë të japin shenja apo simptoma atëherë mjeku rekomandon trajtim të tyre dhe si opsione kemi:
Shpimi dhe drenimi (kullimi) i kistit dhe më pas mbushja e tij me alkool. Kjo metodë trajtimi realizohet nëpërmjet një age të hollë dhe të gjatë që kalon nëpër murin e kistit të veshkave dhe më pas bëhet drenimi i lëngut të kistit. Më pas mjeku mund të mbushë kistin me një tretësirë alkoli me qëllim që të parandalojë riformimin e tij.
Departamenti i Nefrologjisë i Spitalit Hygeia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që prekin veshkat. Stafi i mjekëve nefrologë profesionistë dhe me eksperiencë të këtij Departamenti trajton një gamë të gjerë të sëmundjeve renale dhe aktualisht në fokus janë diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve renale kronike, patologji kjo që trajtohet me terapi renale zëvëndësuese (hemodializë, dializë peritoneale, transplant renal).




















