Çfarë nuk dini për vajin e ullirit

531
Vaji ullirit është një produkt që njihet për vlerat e tij të larta dietike dhe mjeksore. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut, dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti diuretike dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.
Në mënyrë të posaçme çaji me gjethet e ullirit ka dhënë rezultatet të mira në uljen e tensionit të gjakut te personat që vuajnë nga hipertonia. Kokrrat e ullirit bëjnë mirë kur i konsumojnë ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Është e këshillueshme që diabetikët të hanë sidomos kokrra jeshile, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti. Vaji ullirit tretet mirë dhe rekomandohet për sëmundjet e mëlçisë, është qetësues dhe pakëson dhimbjet.
Ndihmon në nxjerrjen e gurëve të fshikëzës së tëmthit. Edhe në krizat e veshkave, vaji ullirit qetëson dhimbjet dhe lehtëson rënien e gurëve nga veshkat. Në mjaft raste ka dhënë rezultate të mira kundër ulçerës së stomakut
Sigal