Titujt e pronësisë, Manjani: Kush nuk zbaton vendimet e gjykatave do të shkarkohet

525
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zhvilluar sot një takim, ku temë kryesore ishin titujt e pronësisë. Manjani tha se në të gjitha rastet kur prona është e lirë dhe me dokumente, institucionet përkatëse duhet t’ia kthejnë të zotit. Ai theksoi se askush nuk duhet të dalë mbi vendimet e gjykatave, duke shtuar se kjo është hera e fundit që po i paralajmëron. Ndër të tjera theksoi se është e domosdoshme që të bashkëpunohet me agjencinë e kthimit të pronave.
“Ka dy muaj që ka një ngecje, duket sikur ka një dehje dhe kthehemi prapë në vijën fillestare. Kjo është vija e kuqe që është ndezur në ministrinë e Drejtësisë për shkak të kësaj performance në ngecje. Në radhë të parë të zyrave të regjistrimit të pasurisë vendore dhe në radhe të dytë për mënyrën si bashkëpunohet. Nuk dua të drejtoj gishtin, nëse është nevoja do ta bëj, por nuk më dridhet dora për cilindo që shkel afatet. Nuk e kuptoj këtë. Arrogancën, zvarritjen e afateve dhe mungesën e komunikimit nuk e pranoj.
Kush jeni ju që nuk zbatoni vendimet e gjykatave. Shërbimi përmbarimor ka mbështetjen time për t’u çuar në ndjekje penale. Kush nuk zbaton vendimet e gjykatave do të shkarkohet”, deklaroi Manjani.
Sigal