Çfarë i ndodh trupit nëse hani hudhër dhe mjaltë me stomak bosh për 7 ditë

495
Hudhra është padyshim një nga përbërësit që duhet t’a përfshini në dietën tuaj të përditshme! Jo vetëm i jep një aromë të veçantë ushqimit, por mund të përdoret si një ilaç i fuqishëm.
Hudhra konsiderohet shumë efektive për përmirësimin e shëndetit të zemrës. Ajo mund të ulë kolesterolin dhe presionin e lartë të gjakut, mund të parandalojë atakun e zemrës dhe sëmundje të tjera.
Por trajton edhe probleme të tjera shëndetësore, ndihmon kundër gripit dhe të ftohurit, apo kundër infeksioneve. Kjo, sepse hudhra ndihmon në rritjen e sistemit tuaj imunitar. Konsumi i rregullt ndihmon në trajtimin e diabetit, apo artritit.
E kombinuar me qepë dhe xhenxhefil, hudhra mund t’ju ndihmojë për të hequr toksinat edhe pas kimioterapive.
Si t’a përdorni hudhrën
Mënyra më e mirë është që t’a prisni dhe t’a lini për 15 minuta para se t’a konsumoni të gjallë. Dhe gjithashtu është shumë e rëndësishme që t’a hani atë me stomakun bosh.
Bashkuar me ushqimit, hudhra shkakton vështirësi për absorbimin e vlerave ushqimore të produkteve.
Hudhër dhe mjaltë:
Merrni 2-3 thelpinj hudhër, pritini në copa të vogla dhe përzjejeni me një lugë mjaltë. Konsumojnë këtë përzierje çdo ditë dhe brenda një jave do të shihni përmirësimin.
Kështu, niveli juaj i energjisë do të rritet. Ju do të ndjeheni më të shëndetshëm.
Sigal