Algat mund të bëjnë ‘mrekulli’ për lëkurën

639
Sigal

Algat do të jenë ushqimi i së ardhmes për të gjithë planetin. Një parashikim i avancuar i vitit 1974, gjatë Konferencës Botërore të Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, rreth algës blu që rritet në ujrat e ëmbla e cilësuar si ‘ushqimi më i mirë i së ardhmes’ për cilësitë ushqyese që ka.

Jo vetëm kaq. Janë ndër organizmat vegjetalë më të vjetra në botë (ekzistojnë prej thuajse 3 miliardë e gjysëm vite në botë) dhe në shekuj kanë treguar një aftësi të pabesueshme përshtatjeje në çdo ambjent.

Sot algat janë ndër lëndët më të përdorura dhe interesante në industrinë kozmetike.

Një shembull?

Alga është përbërësi kryesor i disa kremrave.

Përveç kremrave, algat po përdoren edhe tek maskat përfytyrën pasi është shumë hidratuese (sidomos për pas pushimeve), realizuar nga një përzierje algash të mbledhura me dorë, përfshirë edhe algën Scenedesmus, një algë shumë e vjetër që është përshtatur me kalimin nga oqeani në shkretëtirë, e mbyllur në një guackë protektive.

Algat e përdorura në kozmetikë, sidomos të përziera edhe me acidin ialuronik, krijojnë një sistem përçues që favorizon rinovimin, gjenerimin dhe hidratimin e thellë të lëkurës.