A i reduktojnë frutat dhe perimet efektet negative të kripës?

453
Sigal

Shumë njëerëz preferojnë që ushqimin e tyre ta dendin me kripë edhe pse e dinë që kripa ka efekte shumë negative në organizëm.  Nuk është më sekret se konsumimi i tepërt i kripës rrit qarkullimin e gjakut dhe shkakton hypertension.

Në një studim prej 4.000 të rriturish studiuesit zbuluan se një dietë e pasur me fruta dhe perime që lidhen me presionin e ulët të gjakut, nuk kompensojnë efektet e rritjes së presionit të gjakut nga konsumimi i kripës. Sipas  udhëzimeve të dietës amerikane thuhet se një i rritur duhet të konsumojë vetëm 2.300 miligram kripë në ditë ose vetëm një lugë çaji. Por pavarësisht rekomandimeve kjo gjë nuk zbatohet. Organizata e shëndetit deklarojnë se një dietë e pasur në fruta dhe perime ndihmon për të ulur presionin e gjakut, por a mund të kundërveprojë një dietë e tillë në efektet e konsumimit të tepërt të kripës? Studiuesit thonë se nuk mund të reduktohen efektet negative të kripës duke konsumuar vetëm fruta, perime dhe drithëra. Gjithashtu është zbuluar se 75% e kripës merret nga restorantet dhe ushqimet e paketuara.