​Stili i jetesës, arsyeja kryesore e prekjes nga kanceri

1377
Sigal

Studiuesi
thonë se mbi 90 përqind e rasteve të prekjes nga kanceri mund të
parandaloheshin nëse të gjithë këto faktorë do të mund të evitoheshin.

Sipas tyre, zakone të shëndetshme
si mospirja e duhanit, të paturit një peshë trupore të ekuilibruar, të ngrënit
shëndetshëm dhe konsumimi i sa më pak alkool, nuk garantojnë se nuk do të
prekeni nga kanceri, por këto faktorë ulin në mënyrë dramatike rrezikun për t’u
prekur nga sëmundja.

Vitin e shkuar, një tjetër studim
doli në përfundimin se pjesa më e madhe e rasteve të kancerit shkaktohen nga
probleme të ADN-së, që gjenerohen rastësisht teksa trupi plaket dhe qelizat e
tij ndahen.

Shkencëtarët thanë se kjo
tregonte se, pjesa më e madhe e rasteve të kancerit, vinin për shkak të “fatit
të keq”.

Për studimin e fundit, u vrojtuan
katër analiza të mëparshme rreth shkaqeve të prekjes nga kanceri, si dhe
disa nga të dhënat që u përdorën në studimin e një viti më parë. Megjithatë,
rezultatet janë të kundërta.

Dr.Yusuf Hannun,
i Universitetit Stony Brook, në SHBA, tha se teksa fati luan rrol,
faktorët që na rrethojnë janë shumë më të rëndësishëm.

Kjo përfshin dietën ushqimore,
alkoolin, duhanin, rrezet e dëmshme të diellit, disa viruse, ndotja e ajrit dhe
disa faktorë të ngjashëm, që mbeten për t’u identifikuar.

Në një artikull për revistën
“Nature” Dr. Hannun tha se gjenet e trashëguara nga prindërit janë
shkaktarë vetëm në një numër të vogël të rasteve të kancerit.