Zonja Calavera, nuk mbulohet dielli me shoshë, e kthyet Shqipërinë parcelë eksperimentale si hashashi

671
Sigal

Në Shqipëri mund të flasësh për çdo gjë, të kritikosh qeverinë, opozitën, presidentin, bile edhe vetë Amerikën, por nuk lejohet që të kritikosh Reformën në Drejtësi. Nëse dikush shpreh rezerva për mënyrën sesi janë bërë procedurat e vettingut, një lukuni mediesh afër qeverisë, të sulmojnë si të korruptuar. Nëse denoncon fakte që tregojnë se disa njerëz të vettingut janë zgjedhur me pëlqimin e Edi Ramës ose direkt nga zyra e tij, deputetë të PS do të etiketojnë si anti-amerikan dhe kundër integrimit në BE. Nëse denoncon me prova se X gjyqtar i komisioneve të Vettingut, prokurorët apo njerëzit që po marrin në dorë frenat e drejtësisë kanë probleme serioze ligjore, rrezikon të përballesh me sulm nga qeveria, mediet afër saj ose nga ndonjë diplomat. Kjo histori vijon që nga viti 2016 dhe të vësh në dukje problemet serioze të Reformës cilësohet si krim kombëtar. Ka 4 vjet që s’kemi gjykata, pushtetet janë në dorë të një njeriu dhe drejtësia nuk ekziston.Krimet kushtetuese, korrupsioni dhe abuzimet nuk po regjistrohen si procedime në gjykata dhe institucionet e famshme të drejtësi , por edhe kur janë ngritur si padi penale nuk kanë sjellë asnjë zhvillim ndryshe nga drejtësia e korruptuar që kishim më parë. Genoveva Ruiz Calavera, shefja e ONM, ka shkruar dje një letër të hapur ku duket se hallin kryesor e ka te rasti “Daci”.  Sipas saj, nisja e hetimit penal ndaj tij tregon se drejtësia e re po funksion. Po ashtu, Calavrera  shprehet se çështjet që kanë të bëjnë me ankesat duhet të trajtohen nga gjykatat. Dikush duhet t’u thotë ndërkombëtarëve se rasti i Dacit ka 3 vjet që është denoncuar, por nuk u hetua sepse falë mënyrës sesi ONM-ja bëri Reformën, Shqipëria nuk kishte gjykata. Paraqitja e rastit të Luan Dacit si një tjetër sukses, sepse drejtësia po funksion më në fund është si të fshihesh pas gishtit. Juristi Daci ka marrë pjesë në 82 procese vettingu dhe të gjykosh prokurorët dhe gjyqtarët me një njeri që ka probleme ligjore, juridikisht ke hedhur në erë gjithë procesin. Duke i shtuar rastit “Daci” probleme të tjera të rënda të reformës, siç ishin dhe mesazhet-pazar të një diplomati, i bie që në 4 vite të gjithë dashnorët e Reformës, janë tallur me ligjet dhe me shqiptarët. Realisht disa ndërkombëtarë po na shikojnë si një shtet që qeverisemi nga një bord ambasadorësh  ndërkohë që jemi shtet i pavarur prej 108- vitesh.E kuptojmë hallin e ambasadorëve se duan të justifikojnë paratë e taksapaguesve të tyre që kanë dhënë për Reformën në Drejtësi, por mbi të gjitha duhet të ndërgjegjsohemi, ne vetë shqiptarët, dhe të marrim fatin tonë në dorë, e jo sipas humorit të ndonjë ambasadori të shikojmë të ardhmen tonë. Tre vjet nga zbatimi i Reformës në Drejtësi, Shqipëria ende nuk ka Gjykatë Kushtetuese që të ketë kourumin për të marrë vendime, Gjykata e Lartë është ende vetëm me 3 anëtarë, nga 19, që duhet të ketë, gjykatat dhe prokuroritë kanë shumë vende vakantë, ndërkohë, dhe ende nuk është ngritur Byroja Kombëtare e Hetimit.  Anëtarët e Këshillit të Emërimeve  në  Drejtësi (KED) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) u zgjodhën pa përfunduar vettingun. Disa prej tyre u shkarkuan në  nivelin e apelit të vetingut, por ndërkohë kishin marrë pjesë në vendime të rëndësishme të këtyre institucioneve. Në shkelje të Kushtetutës është vendosur që anëtarët e Gjykatës së re Kushtetuese dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) nuk do të kenë nevojë ta kalojnë vetingun. Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGj)  ka miratuar një rregullore që lejon zgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën e Lartë pa veting. Mazhoranca, duke rrëzuar gjithë reformën në Drejtësi, bëri ndryshime të tilla kushtetuese, që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese tashmë mund të kryejnë betimin edhe tek parukierja e lagjes dhe jo tek Presidenti i Republikës. Për të arnosur dështimin e plotë të reformës në Drejtësi, Ambasada Amerikane, EURALIUS vendosin që të ngrejnë një grup pune me juristë, që të studiojnë dhjetëra mijëra dosjet që janë bërë mal në Gjykatën e Lartë, për shkak se ende nuk janë zgjedhur anëtarët e Gjykatës së Lartë. Në krye të institucioneve të reja të drejtësisë, janë emëruar edhe persona me mandat të skaduar, siç është rasti më flagrant i Dvoranit në krye të KED, duke e bërë nul besueshmërinë që në Drejtësinë e reformuar do të privalojë meritokracia dhe politika do të jetë larg vendimmarrjes së Drejtësisë.  Të gjitha këto paraqesin rrezik të madh për besueshmërinë e Reformës në Drejtësi, në një kohë kur besimi i shqiptarëve te Bashkimi Europian ka rënë ndjeshëm. Megjithatë,  Ruiz Calavera mendon se të gjitha pretendimet janë “të pabaza”.  Madje, Ruiz Calavera, përgjegjësja e ONM-së  e quan Reformën e Drejtësisë si një sukses, edhe pse vetë BE-ja, nuk pranoi që vettingu të zbatohet në Maqedoninë e Veriut, për shkak se e quan të dështuar eksperimentimin e vettingut në Shqipëri. Dështimin e Reformës në Drejtësi e drejtojnë gishtin drejt Komisionit Europian joprofesional dhe të paaftë, bashkë me të gjithë “asistencën” e tij, si dhe drejt qeverisë së prirur për t’a kapur gjyqësorin.  Fatkeqësisht, deklaratat e zonjës  Ruiz Calavera,  janë një shembull  ilustrues i asaj që mund të quhet  “Reformizmi Drejtësisë“. Një besim i gënjeshtërt se ata që tregojnë prova faktike të dështimit të politikave janë të korruptuar. Ky është i njëjti lloj besimi që bëri që shumë studiues “heretikë” të digjeshin në zjarr. Ideja e zonjës  Ruiz Calavera, se do të ishte “e papranueshme” çdo lloj goditjeje ndaj saj, apo ndaj misionit ndihmës që ajo administron, në thelb tregon se ajo pretendon se ata janë të pagabueshëm, sikur papët dhe kardinalët e Komisionit Europian, në gjithë mençurinë e tyre, të kishin urdhëruar zbatimin e ligjeve të përjetshme në tokat  përtej kontinentit  “të tyre”.  Zonjës  Ruiz Calavera i drejtojmë disa pyetje: 1.A e rrit dhe garanton integritetin e reformës dhunimi i korpusit juridik bazë të saj siç është Kushtetuta, normat dhe afatet e saj? Kandidatët e kontestuar fort nga vetë ONM-ja e Calaverës,  sot janë anëtarë të shumicës së KLGJ-së dhe KLP-së, sepse rilindja i hodhi në kosh edhe konstatimet e ONM-së dhe i zgjodhi ata se i duheshin për të kapur drejtësinë. 2.A e rrit dhe garanton integritetin e reformës prania e këtyre anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së pa asnjë integritet?