Bozdo: Rama si gjeli majë plehut, mburret me projeket e Bashës

497
Pas inspektimit të kryeministrit Edi Rama të punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri në kryeqytet, ka reaguar ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo. Ai thotë se ndërtimi i kësaj vepre ka qenë projekt i kohës kur kryebashkiak ishte Lulzim Basha, por që u bllokua nga qeveria “Rama”
“Bulevardi i Ri, rehabilitimi i Lumit të Tiranës e ndërtimi i Terminalit Multimodal jane fryt i vizionit të zhvillimit të Tiranës gjate administratës “Basha”. Me gjithë përpjekjet e Edi Rames për t’i bllokuar e zvarritur, e ardhmja Europiane e Tiranes kalon nga zbatimi i këtyre projekteve te konceptuara dhe financuara nen drejtimin e Bashkise nga Lulzim Basha sepse kjo është rrruga për t’i kthyer kryeqytetit një zhvillim të qëndrueshëm larg modelit korruptiv dhe shpunësues që ofroi Edi Rama e po ofron sot Erion Veliaj. Edi Rama përgjegjësi kryesor për bllokimin për dy vite të ndërtimit të Bulevardit të Ri, rehabilitimit të Lumit të Tiranës u krekos sot si gjeli majë plehut me punën e nisur nga Lulzim Basha”, thotë Bozdo. Më tej ish numri dy i Bashkisë së Tiranës, thotë se projekti është ndryshuar në dëm të sipërfaqeve të gjelbërta dhe në favor të interesave për ndërtim nga deputeti socialist Sadri Abazi.
Sigal