Këshilltari i Guvernatorit të Bankës së Anglisë, Evarist Stoja ka bërë një analizë lidhur me kursin e këmbimit në vend, duke u ndalur tek mosndërhyrja e Bankës së Shqipërisë. Evarist Stoja thotë se dy probleme serioze, të cilat Shqipëria i ka prej vitesh është informaliteti i lartë dhe dominanca e Euros në ekonominë e vendit. “ I pari, lidhet me volumin jashtëzakonisht të lartë të pagesave me para në dorë që ka një varg pasojash negative për ekonominë dhe vendin, më së fundmi i ndihmuar edhe nga vendimi absurd i BSH për të hedhur në qarkullim kartëmonedhën 10,000 Lek, prerje shumë e madhe për kushtet e vendit. I dyti, me faktin që Euro në Shqipëri është kthyer në monedhë gjysmë-zyrtare”. duke folur për situatën e pazakontë të këtyre ditëve në Shqipëri ai thotë: “Si vend në zhvillim, sigurisht që kapitali duhet të lëvizë lirshëm. Trilema është në fakt dilemë, zgjedhja reale është midis pavarësisë së politikës monetare dhe një kursi të lirë këmbimi të Lekut me Euron (dhe automatikisht me monedhat e tjera). Është e qartë që kursi i këmbimit Euro-Lek është i lirë. 1 Euro këmbehej me 130 Lek në 2003, me 138 në 2013, dhe 105 në këtë moment të 2023. Dy probleme serioze të cilat Shqipëria i ka prej vitesh është informaliteti i lartë dhe dominanca e Euros në ekonominë e vendit. I pari, lidhet me volumin jashtëzakonisht të lartë të pagesave me para në dorë që ka një varg pasojash negative për ekonominë dhe vendin, më së fundmi i ndihmuar edhe nga vendimi absurd i BSH për të hedhur në qarkullim kartëmonedhën 10,000 Lek, prerje shumë e madhe për kushtet e vendit. I dyti, me faktin që Euro në Shqipëri është kthyer në monedhë gjysmë-zyrtare. BSH zbatonte disa politika e masa, psh. Depozitat bankare në monedhë të huaj paguanin norma interesi më të ulëta se ato në Lek me qëllim që t’i nxisnin shqiptarët që kursimet e tyre në monedha të huaja t’i kthenin në monedhën kombëtare. Për fat të keq, kjo nuk ka funksionuar – në fund të 2022, mbi gjysma e depozitave dhe kredive totale ishin në monedhë të huaj, kryesisht në Euro. Betejat ndaj informalitetit dhe ndaj dominancës së Euros për fat të keq duken të humbura. Një rrjedhim serioz është që efekti i politikës monetare është modest, një cinik (ekonomistët të tillë janë) mund të thoshte i neglizhueshëm. Kjo vihet re në forcimin e Lekut përtej parashikimeve më pesimiste si dhe në një zinxhir pasojash negative për ekonominë. Problemi tani është i qartë – Shqipëria ka vendosur një kurs të lirë të këmbimit të Lekut që të gëzojë përfitimet e një politike monetare të pavarur. Por argumentet e mësipërm e bënë po aq të qartë që politika monetare, kur mbi gjysma e depozitave dhe kredive janë në Euro, nuk është hiç e pavarur – ajo vendoset në selinë e BQE në Frankfurt. Me pak fjalë, Shqipëria nuk gëzon as avantazhet e një kursi këmbimi fiks dhe as ato të një politike monetare të pavarur.” – tha ndër të tjera Stoja.






















