LSI e shikon veten në misionin e saj për ta vazhduar opozitën me identitetin e saj ndonëse kauzat e opozitës deri në zgjedhjet e 2021, atë cfarë ne prisnim dhe qytetarët ndryshimin megjithëse politika tradhëtoi në një fare mënyrë kauzat e qytetarëve. LSI vazhdon të qëndrojë. Javën që kaloi dorëzova përsëri në prokurori padinë e radhës për inceneratorin e Fierit ku 400 e sa milionë euro i merren taksapaguesve dhe nuk përfitohet absolutisht asgjë. Është thjesht një skemë korruptive. Ne në muajin dhjetor do të shkojmë drejt mbledhjes konventës kombëtare që për shkak të pandemisë nuk e realizuam dot pasi duhet të mblidhej vitin e kaluar në mënyrë që të ketë zgjedhjen e strukturave të reja të saj dhe për të ecur përpara drejt një strategjie të re.
Gjatë një fjalimi të enjten në Kuvend, zoti Basha e cilësoi zotin Meta, zotin Rama dhe zotin berisha trekëndëshin e së keqes ose siç u shpreh ai trekëndëshi i Bermudës, duke i bërë fajtor për problemet që po kalon vendi, si e komentoni deklaratën e tij?
Kryemadhi: Për mua asgjë të re nga fronti i lindjes.
Brenda partisë më të madhe në opozitë po zhvillohet një betejë e paprecedente, ish-kryeministri berisha ka deklaruar se është gati të vendosë kandidaturën për kryetarin e kësaj partie si e shikoni ju synimin e zotit Berisha dhe luftën e tij me kryetarin Basha.
Nuk dua të komentoj absolutisht asnjë gjë që ka të bëjë me punët e brendshme të Partisë Demokratike, LSI është një parti e qendrës së majtë e cila ka identitetin e saj. Ne me Partinë Demokratike na ka lidhur bashkimi në kauzat për të mirën e qytetarëve siç ka qenë çështja e Teatrit Kombëtar apo siç ka qenë çështja e taksës së Rrugës së Kukësit pavarësisht sesa të suksesshme ishin iniciativat e opozitës në atë kohë. Por nga ana e LSI angazhimi ynë ka qenë gjithmonë luajal dhe i qëndrueshëm deri në fund duke pasur parasysh që ka qenë nga të vetmet partnere e cila i qëndroi deri në fund frontit opozitar deri në 25 prill.
Cilat janë marrëdhëniet sot të LSI me PD?
Nuk kanë absolutisht fare rëndësi marrëdheniet e LSI me PD sot, duke pasur parasysh mjafton të shikojmë cfarë po ndodh, ku tangoja elektorale të ashtuquajturës opozitë më mazhorancë nuk po sjell gjë tjetër vecse po rrit borxhin e jashtëm të shqipërisë dhe po e kalon ne shifra ekstreme drejt falimentimit të shtetit dhe për të vazhduar më tutje me marrëveshje të cilat i mungojnë transparencës politike dhe parlamentare. Sot jeta e shoqërisë shqiptare dhe aq më shumë politika shqiptare nuk artikulon absolutisht për gjëra që kanë lidhje shumë të rëndësishme më ekzistencën e popullit shqiptar dhe aq më shumë të të rinjve shqiptar duke pasur parasysh vetëm periudhat e fundit shpopullimi i familjeve shqiptare është i jashtëzakonshëm gjë që është e dhimbshme nëse një kombi do t’i largohet e gjithë rinia ai është i destinuar të vdesë.
Zonja Kryemadhi pas zgjedhjeve, me përjashtim të një deklarate ju nuk keni folur, keni qëndruar në heshtje si e shpjegoni ju rezultatin e dobët të LSI, rudhjen e fortë të saj duke pasur parasysh që kishte 19 deputetë, u reduktua në vetëm 4 deputetë?
Duhet të kemi një gjë parasysh që nuk ka rrudhje të rezultatit se janë 110 mijë vota, ka një tjetërsim të sistemit zgjedhor. Unë dua të them që ka një fyerje që është bërë nga kryeministri dhe partia socialiste në radhë të parë me SHBA dhe BE sepse e gjithë opozita në bashkëpunim me Këshillin Politik në bashkëpunim me ambasadën amerikane dhe ambasadën britanike nënshkruan një marrëveshje për të shkuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme në 5 qershor. Edhe pse u nënshkruar në ambasadën amerikane, klasa politike u sulmuar për shkak të pavarësisë politike dhe pas 3 javësh kjo deklaratë edhe pse u përshëndet nga sekretari i shtetit, ministri i jashtëm i BE dhe komisioneri për zgjerimin e BE, në mënyrë të njëanshmë PS ndryshoi plotësisht kushtetuën gjë e cila solli një cënim jo vetëm të gjithë procesit zgjedhor por nga ana tjetër solli një tjetërsim të rezultatit. Po të futemi në të gjithë procesin zgjedhor të 25 prillit me tjetërsimin e votave, mos harrojmë procesi i listave të zgjatura me 250 kandidatë, zvarritja. Dhe asnjeri nuk flet që fleta e votimit për qytetarët shqiptarë ka dalë vetëm 15 ditë para zgjedhjeve ku qytetarët ishin totalisht të painformuar. Dhe është i vetmi vend që ka 5% të votave të pavlefshme gjë që do të thotë që tjetërson këto vota që po të rikthehen dhe të shikohen do të shikosh që rezultati do të jetë komplet ndryshe.
Megjithatë rezultati është ai që është, cila është përgjegjësia juaj?
Përgjëgjësia ime është shumë e madhe.
A duhet të kishit dhënë dorëheqjen?
Ja do tjua them, sepse përgjegjësia ime është shumë e madhe për shkak të barazizë së votës. Sepse vota e qytetarëve shqiptarë sot nuk është absolutisht e barabartë. Sepse kemi deputetë në Parlament që përfaqësohen me 27 mijë vota, dhe kemi deputetë që përfaqësohen me 700 vota, 800 vota apo dhe me 3000 vota. Përgjegjësia ime është shumë e madhe në të gjithë atë proces të djegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale solli kapjen e shtetit në mënyrë flagrante dhe në tjetërsimin e të gjithë strukturave të politikës, të drejtësisë, të ekonomisë, të sigurisë edhe të diplomacisë të jenë në një dorë që nuk dihet nga kush kontrollohen. Dhe për të shkuar më tutje, ai proces ka qenë një nga proceset më fatkeqe të demokracisë shqiptare dhe për të cilën klasa politike dhe shoqëria shqiptare do ta vuajë jashtëzakonisht shumë. Sepse djegia e mandateve ishte një lojë shumë e rrezishme e cila cëoi jo vetëm demokracinë por mbi të gjitha solli shpërnguljen në masë të të rinjve dhe të rejave. Përgjegjësia e imja dhe të gjithë kolegëve tanë do të vijë në të ardhmen sepse ajo c’ka unë mendoj dhe që është më e rëndësishmja është që ne duhet të kuptojmë të punojmë për vendin tonë për njerëzit tanë pastaj të fillojmë të ushqejmë të tjerët. Sot pika më kulmore dhe më e rëndësishmë për ne është që t’i japim shpresë të rinjve dhe të rejave.
Presidenti Ilir Meta e ka bërë të qartë që do të rikthehet në Lëvizjen Socialiste për Integrim, cili do të jetë roli i tij?
Nuk mund të them pasi nuk e kam diskutuar, por di të them që LSI mirëpret cdo njeri që do të kthehet dhe të kontribuojë për të forcuar demokracinë jo vetëm brenda partisë politik në të cilën aderon por për të kthyer demokracinë në të gjithë shoqërinë shqiptare e cila jo vetëm ka qenë e brishtë në këto vite tranzicioni por është cënuar dhe është thyer jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit.





















