Zheji, diskutim me Vasilin dhe Manjanin për pozicionin e LSI-së

515
Sigal

 Emisioni komenton gjatë artikullin e gazetës “Telegraf”

“Zgjedhjet e 2013-s, në dorën e Ilir Metës”. Kjo është tema e emisionit të radhës “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji në “News 24”. Pra a do të jetë Ilir Meta dhe partia që ai drejton, LSI, faktor për krijimin e qeverisë që do dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit. Dje përballë dy figurave të LSI-së, nënkryetarëve Petrit Vasili dhe Ylli Manjani kanë qenë edhe dy kryeredaktorë, të cilët kanë diskutuar për të gjithë skenarët e mundshme pas zgjedhjeve, nëse janë apo jo ato në dorën e Ilir Metës, apo LSI forcës së tretë që do bëjë diferencën. Gjatë këtij takimi është folur gjatë edhe rreth artikullit të gazetës “Telegraf”, me titullin, “Meta-Ramës, zgjidh e merr Kryeministrin apo Kryesocialistin”. Lidhur me këtë argument, Artur Zheji ka pyetur Petrit Vasilin në lidhje me pozicionimin e LSI-së. Nga ana e tij, Petrit Vasili u përgjigj: “LSI që kur u formësua si forcë politike ka qenë dhe vazhdon të mbetet një forcë që lufton fort për identitetin e saj dhe lufton për ato që quhen kauza të mëdha. Të tëra vendimet e saj kanë qenë koherente. Beteja e saj e fortë kishte të bënte me çështjet e Kodit. Po të marrim përmbledhtas mënyrën si LSI-ja vepron kanë qenë kauzat e mëdha me të cilat ka njehsuar vetën. Edhe historia e LSI-së është krejtësisht e ndryshme nga forcat e tjera”. Ndërsa Ylli Manjani tha: “Unë mendoj se kjo ka qenë eksperiencë e jashtëzakonshme. Pasi na jep një kredo shumë të fortë për t’i dhënë më shumë paqe ambientit politik dhe mekanizma bashkëpunimi sesa përçarje, pasi për fatin e keq ne trashëgojmë një politikë agresive ne deklarata dhe kundër stabiliteti te vendit. Sot LSI kërkon të jetë ‘king maker’. Këtë po synojmë të bëjmë, jo të merremi me personin e radhës, ‘mbretin’, por dua të përcaktojmë mekanizma bashkëpunimi sidomos kur kemi axhenda integruese. 3 ligjet e famshme, kanë një vlerë absolute siç ka çdo ligj. Ideja është të ndërtojmë një mekanizëm të qëndrueshme sesa herë të bëhet fjalë për integrim të mos vendosim kushte”.