Zgjidhet kryetari i ri i Akademisë së Shkencave. Ja kush është

434
Gudar Beqiraj do të jetë kreu i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Në garë ishin matematikani Gudar Beqiraj dhe arkeologu, Myzafer Korkuti për atë të zv.kryetarit, që u votuan nga Asambleja e ASH. Ata do të këmbenin vendet mes tyre, sepse ligji nuk e lejon që të kandidosh dy herë rresht për këtë pozicion.

Në fjalën e tij para anëtarëve, akademiku Beqiraj tha se përparësi është rritja e numrit të shkencëtareve femra.

Të pranishëm në votim për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, janë 21 anëtarë. 9 anëtarë kanë dërguar votën e tyre me postë, ndërsa në zgjedhje nuk merr pjesë akademiku Artan Fuga, i cili i ka quajtur formale dhe ka dalë hapur kundër tyre duke kërkuar ndryshime. Mësohet se zarfi i Fugës është kthyer pa votën e tij.
Sigal