Berisha: 11 anëtarë të kabinetit Rama, me pensione si vorio-epirot

333
Pas lajmit se shefit të kabinetit të ministrit të Jashtëm Bushati, i erdhi thirrja për ushtar nga Greqia pasi zotëron pasaportë greke, një tjetër skandal ka përfshirë Qeverinë Rama. Janë 11 ministra të cilët kanë marrë apo marrin pension familjar nga Greqia si vorio-epirot. Sipas ish-Kryeministri Berisha, nuk dihet nëse këta anëtarë të kabinetit përfitojnë pensione greke me dokumente të falsifikuara ose jo. Fakti që 11 ministra shqiptarë kanë përfituar pensione nga Greqia bie ndesh me marrëveshjet dhe vendimet që janë marrë nga Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me Greqinë. Berisha shkruan në Facebook se, kërkon që të ndërpritet ky përfitim i pensioneve nga Greqia të 11 anëtarëve të kabinetit Rama, përveç rasteve kur kryefamiljari ka punuar emigrant në Greqi dhe përfiton pension nga sigurimet shoqërore.
Më poshtë statusi i plotë i Sali Berishës në Fb:
“Ne Shqiperi, 11 anetare kabineti marin pensione familjare greke!
Te dashur miq, burime te besueshme njoftojne se njembedhjete anetare kabineti qeveritar kane marre apo marrin pensione familjare (per nenen ose babain ose per te dy) si vorio-epiriot nga fondi i pensioneve te Greqise paçka se ne te vertete ata nuk jane me origjine greke. Nuk dihet nese kemi te bejme me fallsifikim dokumentash per origjinen e perfituesve te ketyre pensioneve apo perfitim pensionesh thjesht ne kuadrin e nje politike driteshkurter helenizuese qe ndjekin ne frymen e vjeter autoritet e vendit fqinj.
Pensionet familjare greke te ministrave shqiptare bejne te dyshimte dhe ne konflikt interesi cdo vendim qe ata dhe kabineti merr per bashkepunimin me vendin fqinj.
Prandaj kerkoj nderprerjen e menjehershme te perfitimit te ketyre pensioneve nga te gjithe anetaret e kabinetit dhe zyrtaret e larte shqiptare, pervec rasteve kur familjari ka punuar si emigrant ne Greqi dhe perfiton pensionin ne perputhje me kontributet e tij ne fondin e sigurimeve shoqerore te vendit fqinj. sb”.