Zgjidhen administratorët e 6 njësive në Bashkinë e Gjirokastrës

416
Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, zgjodhi sot gjashtë administratorët e bashkisë së re. Kryetarja e re e Bashkisë Gjirokastër zgjodhi si administratorë gjashtë burra, për gjashtë njësi administrimit. Gjatë fjalës së saj, Rami i cilësoi administratorët si kontaktin e parë direkt me komunitetin, duke theksuar se ngritja e zërit të tyre është detyrë e përgjegjshmëri. Bashkia e re e Gjirokastrës tashmë administron gjashtë njësi administrative të tjera: Antigonenë, Lunxhërinë, Cepo, Lazarat, Odrie dhe Picar.
Sigal