Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në hapësirën detare shqiptare, shoqëria civile në protestë

302
Sigal

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në hapësirën detare shqiptare, ka bërë që paraditen e sotme shoqëria civile të dalë në protestë. Sazan Guri ka kërkuar nga qeveria transparencë në këtë proces, ndërkohë që ka shtuar se kjo çështje duhet të diskutohet nga të gjitha palët shqiptare.

”Duam të dimë nga qeveria shqiptare se çfarë është duke negociuar? Si i ke zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese në qershor të 2010? Që me rezultatin 8-0 nulifikojë gjeografë të qeverive të mëparshme, ose zeroi çdo paudhësi të qeverive të mëparshme. Nga 2010 e sot ka fryrë një erë e re.

Në këtë kushte po i kërkojmë kryeministrit që të dëgjojë profesorët detarë“, ka thënë Guri.