Zgjedhjet për President në Kosovë/Caktohet orari i zhvillimit të seancës në parlament

261
Sigal

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet sonte në ora 18:00.

Kusari-Lila këtë konfirmim i bëri nëpërmjet një konference të mbajtur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

“Seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sonte në ora 18:00. Ne si grup parlamentar kemi shpreh gatishmërinë që të marrim të gjitha hapat e duhur për mbarëvajtje të suksesshme të një séance për zgjedhjen e presidentes”, deklaroi ajo.