Zgjedhjet për kreun e ri të PD/ Ja sa është pjesëmarrja e votuesve deri në 13:00, kryeson Tirana

54
Sigal

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 13.00, sipas qarqeve, është 24 165 anëtarë.

Sipas komisionit, procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.