‘Zgjedhjet pa opozitën janë legjitime’, Basha i përgjigjet për herë të parë Donald Lu

420
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion”, i pyetur se si i komenton deklarat e ambasadorit Lu, i cili u shpreh se zgjedhjet pa opoziten jane legjitime, Basha tha se nuk ishte nje deklarate e ashper.
Si e komentoni deklaratën e Donald Lu?
Nuk ishte e ashpër. Nuk do jenë të pranueshme si zgjedhje. Deklarata e McAllister tha se zgjedhjet janë në rrezik. Shprehja se ‘zgjedhjet mund të jenë të lirshme dhe legjitime’ nuk do të thotë asgjë. Në vendin e Lu ka pasur ligje deri në 63 ku qytetarët me ngjyrë nuk lejoheshin të futeshin në lokale sepse ishin ligje të ligjshme, por jo të drejta. Mund të tentohet një proces zgjedhor pa opozitën, por ai e kthen Shqipërinë 27 vite pas.
Sigal