Zgjedhjet e 30 qershorit/ Sot Gjykata Kushtetuese në ora 10.00 vendos për fatin e zgjedhjeve lokale. Nga vendimi varet dekreti i Metës

130
Sigal

 

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë nesër, më 2 nëntor, lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit që u mbajtën pa pjesëmarrjen e opozitës. Kushtetuiesja pritet të shprehet lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjeve, ndërsa më parë Komisioni i Venecias ka dhënë Opinionin e tij.

Opinioni i Venecias duket se favorizon mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama, pasi inkurajohet Kuvendi që të bëjë një vlerësim për zgjedhjet, ndërsa Gjykata Kushtetuese të bëjë një vlerësim të bazës zgjedhore. Po ashtu i jepte përgjigje edhe debatit për zhdekretimin nga Presidenti të datës 30 qershor.

“Parimet e periodicitetit të zgjedhjeve dhe të pluralizmit politik nuk ka gjasa të bien ndesh me njëri-tjetrin, pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash. Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që të mbizotërojë ai qëllim, ndërhyrja duhet të ketë një bazë ligjore dhe të jetë proporcionale. Parlamenti ka një hapësirë të gjerë për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve; në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese”, thuhet në opinion.

Kushtetuesja do të rinisë gjykimin e çështjes më 2 nëntor, ora 10:00. Gjykata e kishte pezulluar shqyrtimin e çështjes pasi kishte kërkuar mendimin e ekspertëve të Venecias, duke mos u dhënë përgjigje palëve që pretendonin si antikushtetuese zgjedhjet lokale, ku në gjysmën e bashkive pati vetëm një kandidat në fletën e votimit.

Çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe si subjekte të interesuara janë Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

Në varësi të qëndrimit që do të mbajë Gjykata Kushtetuese lidhur me 30 qershorin 2019, do të jetë edhe vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta. Nëse Kushtetuesja do të legjitimojë procesin e zgjedhjeve lokale, atëherë Kreu i Shtetit