Delegacioni i BE-së i ka ndjekur me shumë vëmendje përgatitjet dhe mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 21 qershor 2015, dhe i përgëzon qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen e vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën demokratike për të votuar.
Në përputhje me gjetjet dhe vëzhgimet paraprake të OSBE-ODIHR, të shpallura gjatë së hënës, ku vërehen një numër sfidash, delegacioni i BE-së i nxit autoritetet kompetente, që të sigurojnë ndjekjen e duhur të rekomandimeve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it.
“Delegacioni i BE-së i ka ndjekur përgatitjet dhe mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 21 qershor 2015 me shumë vëmendje dhe i përgëzon qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen dhe vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike për të votuar. Në përputhje me gjetjet dhe observimet paraprake të OSBE/ODIHR shpallur sot, ku vërehen një numër sfidash, Delegacioni i BE-së i nxit autoritetet kompetente që të sigurojnë ndjekjen e duhur të rekomandimeve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it”, thuhet në deklaratë.





















