Zef Preci: Tri photo sa 3000 fjalë ose koincidenca që ndodhin vetëm në Shqipëri…

716
TRI PHOTO SA 3000 FJALE OSE KOINCIDENCA QE NDODHIN VETEM NE SHQIPERI…

SHTATOR 2016
Tony Blair mbyll firmat e tij të konsulencës
21/09/2016 00:00
Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka vendosur të mbyllë fimat e tij të konsulencës, të cilat i kanë siguruar miliona të ardhura, ndërsa do të përqëndrohet tani e tutje në punën jofitimprurëse. Në një deklaratë të zyrës së Blairit thuhet se do të mbyllen firmat e tij “Tony Blair Associates” dhe strukturat mbështetëse të biznesit “Firerush” dhe “Windrus”

MAJ 2013
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Gjeorgjisë ka thënë se presidenti i këtij vendi, Mikheil Saakashvili, do të merret në pyetje për keqpërdorim të dyshuar të fondeve shtetërore.
Zëdhënësja Khatuna Paichadze ka thënë se Saakashvili do të hetohet për marrjen e dyshuar të më shumë se 11,000 dollarëve nga buxheti i shtetit, për operacion plastik në Nju Jork, në vitin 2009 dhe 2011.
Paichadze ka thënë se Saakashvili po ashtu dyshohet se ka marrë 6,000 funta britanike nga arka e shtetit për portretin e një aktoreje amerikane.
Ajo ka sqaruar se legjislacioni i Gjeorgjisë lejon marrjen në pyetje të presidentit.

SOT:
Arrestohet princi miliarder, në gusht erdhi në Shqipëri, u takua me Ramën dhe Bushatin
Një valë arrestimesh, ku përfshihen zyrtarë të lartë, ka nisur në Arabinë Saudite. Mes 11 princave të arrestuar është edhe miliarderi Alwaleed bin Talal, i cili vetëm pak muaj më parë vizitoi Shqipërinë. Ai erdhi në Shqipëri në muajin gusht të këtij viti, ku u takua me kryeministri Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. I cilësuar si njeriu i 45-të më i pasur në botë, Princi miliarder zbaroi në Durrës me jahtin e tij super luksoz më 25 gusht. NY Times shkruan se arrestimi i princit Alwaleed është i sigurt se do të dërgojë valë tronditëse si nëpërmjet Mbretërisë dhe qendrave të mëdha nanciare në botë. Ai kontrollon rmën e investimeve Kingdom Holding dhe është një nga më të pasur në botë, që zotëron ose ka aksione të mëdha në News Corp, Citigroup, Twitter dhe shumë kompani të tjera të mirënjohura. Princi gjithashtu kontrollon rrjetet televizive satelitore të shikuara në të gjithë botën arabe.
Sigal