Zbulohen hapat e radhës që do ndërmarrë PD

569
Sigal

Pas vendimit të sotëm për t’iu rikthyer protestave më 8 korrik, kryetari i PD-së Lulzim Basha mbledh nesër organet më të larta të partisë që drejton.

Burime theksojnë se, nesër në ora 10:00, në selinë e PD-së do të ketë një mbledhje e përbashkët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar.

Ndërsa në ora 11:45 do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar i PD-së.

Lideri demokrat kërkon miratimin e organeve më të larta partiake sa i përket hapave të rradhës që do të ndërmarrë PD dhe Opozita e Bashkuar.