Z. Blushi dhe 5 deputetë, kërkojnë Ramën në interpelancë për negociatat me BE-në

496

Për herë të parë
një debat parlamentar do të përballë Edi Ramën dhe Ben Blushin për çështjen e dështimit
të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ish-deputeti i PS-së,
Blushi, bashkë me një grup prej 6 deputetësh të Kuvendit i kanë kërkuar dje
zyrtarisht kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, një interpelancë urgjente me
Kryeministrin Rama, lidhur me shtyrjen pa afat dhe pa një date konkrete, për
hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Nismës së Ben Blushit, për
zhvillimin e një interpelance me Kryeministrin Rama i janë bashkuar edhe
deputetët Mimoza Hafizi, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Vangjel Dule dhe Agron
Duka. Në listën e deputetëve që kanë firmosur për një llogaridhënie nga ana e
kryeministrit për çështjen e negociatave është edhe emri i deputetit demokrat,
Astrit Patozi. Duke komentuar këtë veprim me të cilin mbështet  vendosmërisht këtë interpelance, Patozi sqaron
se firma e tij nuk lidhet thjesht me nevojën që kërkesa kërkon7 firma
deputetësh, por edhe bindjen e tij që qeveria duhet të japë llogari në
Parlament, sidomos në këtë situatë. 

Sigal