Z. Bledi Klosi në SHBA, takim me z. Palmer, Drejtor për Evropën Jugore-Qendrore në DASH

363
Në ditën parë të qëndrimit në SHBA, ku ministri i MMSR z. Blendi Klosi dhe deputeti Ervin Bushati ndodhen si përfaqësues të forcës më të madhe politike në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri Donald Trump, është pritur nga Matthew Palmer, Drejtor për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Mes zotit Palmer dhe ministrit Klosi u fol për zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Drejtori për çështjet Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit përgëzoi arritjet e qeverisë shqiptare dhe reformat e ndërmarra prej saj në këto tre vjet, duke i vlerësuar si të duhurat në drejtim të zhvillimit të Shqipërisë dhe rrugës së saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Z. Palmer vlerësoi veçanërisht miratimin e reformës në drejtësi, si më të madhen dhe më të rëndësishmen që vendi ka ndërmarrë ndonjëherë, duke nxitur zbatimin e saj. Z. Palmer vlerësoi lart rolin gjithmonë e më pozitiv të Shqipërisë në rajon, si një faktor stabilizues dhe ekuilibrues në çështjet e mbartura dhe të reja në Ballkan. Sipas Z. Palmer, marrëdhëniet strategjike mes SHBA dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi i ngushtë dhe progresiv do të vijojë edhe më aktiv në të ardhmen.