Yuri Kim shkon si e dërguara e Ramës dhe jo si ambasadore te Basha

777
Sigal

Të premten, kur u lajmërua se ambasadorja amerikane në Tiranë do shkonte për një takim në selinë blu, shumëkush mendoi se qëllimi kryesor do ishte diskutimi për raportin e rëndë të ODIHR, që rrëzonte zgjedhjet e 25 prillit si aspak të lira dhe të ndershme.

Logjika ta do se Kim do bëhej luftëtare për lirinë dhe garën, dy vlera të cënuara rëndë më 25 prill. Kjo për shkak se vendi i saj, SHBA është bërë simbol i mbrojtjes së lirisë dhe garës në sytë e shqiptarëve.

Por duket se ajo paska shkuar në selinë e demokratëve për t’u kërkuar atyre dy gjëra të kundërta nga aspiratat e SHBA: të mos kenë as liri dhe as garë.

Duke përdorur një gjuhë të drunjtë të komunizmit, ajo u tha demokratëve që të distancohen nga liria, duke u ndarë nga simboli i tyre, Sali Berisha. ‘Përndryshe do hani bar,’ tha ajo.

Më tej, në mënyrë të nënkuptuar, u kërkoi demokratëve të heqin dorë nga gara, duke bërë presion për bashkëpunim me njeriun që u ka vjedhur zgjedhjet dhe dinjitetin.

Para pak ditësh, Yuri Kim tha se nuk është persekutore, por diplomate. Sot u shfaq si persekutore, kur sërish kërkoi ndëshkimin e një politikani pa asnjë provë te vetme.

Nga Pogradeci, ajo tha se nuk është peshkatare, por diplomate. Sot nuk ishte asfare diplomate, por kishte dalë me kallam në dorë për të peshkuar në selinë blu një marrëveshje për Edi Ramën, njeriun që ka bërë çdo gjë të keqe në këtë vend, dhe po kap së fundmi edhe reformën në drejtësi.

Ky sulm ndaj Berishës vjen pak pasi ai denoncoi skandalin e ish- partneres së Edi Ramës, Delina Ficos, me të ashtuquajturën drejtësi e re./syri.net