Ylli Rakipi: Ndërkombëtarët me vendime kundër demokracisë

535
Sigal

I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, në ”RTV Ora”, gazetari Ylli Rakipi ka thënë se disa vendime të ndërkombëtarëve janë në kundërshtim me demokracinë, vetëm për hir të stabilitetit. ”Unë nuk besoj se sjellja e ashpër e Metës ndaj të huajve, është sjellje e ashpër vetëm ndaj të huajve. Të huajt sot janë në një raport, që marrin disa vendime dhe ndikojnë tek këto vendime që shkojnë kundër demokracisë, kundër sistemit demokratik”.

Pjesë nga diskutimi në studio

Rakipi: Unë nuk besoj se sjellja e ashpër e Metës ndaj të huajve, është sjellje e ashpër vetëm ndaj të huajve. Të huajt sot janë në një raport, që marrin disa vendime dhe ndikojnë tek këto vendime që shkojnë kundër demokracisë, kundër sistemit demokratik.

Hila: Erdhi puna që ne tu mësojmë të huajve demokracinë?

Rakipi: Është një pyetje që nuk duhet të ma bëni mua, mund tua bëni të huajve këtë.

Hila: Unë mendoj që nuk ka ardhur dita që tu mësojmë të huajve demokracinë.

Rakipi: Ju keni punuar diplomat. Ju e dini më mirë se unë, si diplomat, që për hir të stabilitetit SHBA, BE, kanë sakrifikuar shumë dhe kanë dorëzuar demokraci të rëndësishme, më pas i kanë vuajtur popujt respektiv dhe jo elefantët.

Hila: Por jo neve që na kanë konsideruar si partnerë.

Rakipi: Kush të ka konsideruar si partnerë? Në NATO po futet edhe Maqedonia, pas një veprimi shumë të dobët. Pasi ka ndërruar emrin. Pas disa kohësh, të pakuptueshme për demokracinë perëndimore, ku u vendos dhe u pranua emri i Maqedonisë, më në fund Maqedonia do të pranohet në NATO.

Hila: Maqedonia nuk është shtet për tu tallur.

Rakipi: Për tu tallur është,sepse është shtet i fabrikuar.