Avokati i njohur në SHBA: Soros kontrollon qeveritë, ja ç’bëri në Shqipëri në 30 qershor

1282
Sigal

Avokati i njohur shqiptaro-amerikan, Peter Lumaj, ka tërhequr vëmendjen në Shtetet e Bashkuara me intervistën e tij në Fox News

I ftuar në ‘Fox and Friends”, një ditë pas deklaratave të presidentit Ilir Meta në Tiranë, Lumaj është shprehur se mandati majtist, George Soros, kërkon të kontrollojë dhe komandojë qeveritë e vendeve ish socialiste në Europë, përmes milionave të tij.

Avokati i njohur nuk harron pa përmendur edhe votimet e 30 Qershorit duke deklaruar se pas tij fshihet pikërisht Soros.

“Ju keni George Soros. Shpenzon miliona dollarë në Evropën Lindore për të kontrolluar qeveritë dhe individë.  Sapo e bëri edhe në Shqipëri më 30 qershor”, shprehet Lumaj.

Aktualisht Peter Lumaj është një avokat i njohur, i çështjeve të imigracionit. Në periudhën parazgjedhore dhe gjatë votimit të presidencialeve në SHBA ai ka qenë njëkohësisht, një mbështetës i madh i Donald Trump.

Emri i Peter Lumajt u bë i njohur jo vetëm në rrethet politike në SHBA në Shkurt të vitit 2012, kur ai si shqiptari i parë në histori, i lindur në vendin tonë kandidoi për senator i Shteteve të Bashkuara. Avokati i çështjeve kriminale dhe të emigracionit nga Fairfield-i ishte në atë kohë, një prej pesë republikanëve që kërkonte të përfaqësonte këtë parti në zgjedhjet e përgjithshme të Nëntorit, për të zënë vendin e senatorit Joe Lieberman.

Peter Lumaj, sot 50-vjeçar, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, u arratis nga Shqipëria komuniste 29 vite më parë në vitin 1989, për të mbërritur në SHBA.