Ylli Manjani: Standarti i padrejtësisë!

36
Sigal

Po të doli përgjimi automatikisht je i dënuar. Ky është standardi skandaloz i drejtësisë së sotme. Dhe kjo është çështja themelore këtu! Gazetarët nuk i gjejnë në rrugë ato të dhëna, por ua japin prokurorët. Ndoshta edhe avokatët, por në çdo rast janë të parakontrolluara nga prokurorët.

Këtë qëndrim skandaloz, haptazi antiligj siç e pranon dhe vetë prokurori përpara Gjykatës Kushtetuese, e kam denoncuar fiks një javë më parë në emisionin Noë tek Erla MehilliSot ka dalë edhe me video. Pra SPAK pranon se të dhënat hetimore që shpërndahen në media i filtrojnë paraprakisht ata, prokurorët pra… Kjo është prova fatale që e fajson SPAK, me fjalët e veta, që është autor i përhapjes së përgjimeve dhe të dhënave hetimore në media, me qëllimin e vetëm që të nxiten gjyqe popullore. Është autor edhe kur nuk i shpërndan vetë ato të dhëna, sepse i kontrolloka paraprakisht, çfarë duhet dhënë në publik e çfarë jo!!!

Nuk më intereson shumë në këtë rast censura ndaj gazetarëve, sepse me ta e gjejnë gjuhën kollaj ata. Por më shqetëson standardi që nxiten turmat që të bëjnë gjyqe, standard i cili nuk ka lidhje me drejtësinë e ligjit.

Cili gjykatës do “guxonte” në këto kushte të japë drejtësi mbi bazë provash dhe faktesh, kur turma e ka dhënë verdiktin e saj me prova popullore, të gjitha të nxjerra qëllimisht nga konteksti?!

Po të doli përgjimi automatikisht je i dënuar. Ky është standardi skandaloz i drejtësisë së sotme.

Dhe kjo është çështja themelore këtu!

Gazetarët nuk i gjejnë në rrugë ato të dhëna, por ua japin prokurorët. Ndoshta edhe avokatët, por në çdo rast janë të parakontrolluara nga prokurorët.

Ja, ku e thonë vetë në gjykatë!!!

*Nuk kam asgjë personale me askënd në këtë rast, por profesionalisht unë dhe kolegët e mi jemi të pamundur të kryejmë detyrën përballë turmave që nxiten të gjykojnë me këto standarde.

Ky nuk është standard i drejtësisë, por i padrejtësisë.