Ylli Dylgjeri: Ervin Bushati apo Ervin Bullshit?

251
Sigal

Deputeti socialist Ervin Bushati, një prej firmëtarëve  të nismës së shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “FrontLine”, drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço.

Duke dëgjuar Ervinin dhe duke u konsultuar me ligjin, Kushtetutën, dhe logjikën formale kam këto kontestime nga intervista e Tij:

1. Nuk ka asgjë të përbashkët me votimin në SHBA, sepse atje veprimi kongresit u krye pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Guvernatorit i Ëashington. DC

2. Ky kuvend është duke zhvilluar veprimtari jashtë kufijve ligjorë të parashikuar në Kodin zgjedhor, kur në të vërtetë veprimtaria e tij duhet të ishte mbyllur 30 ditë përpara ditës së zgjedhjeve. neni 77 Kodi Zgjedhor

3. Neni 65, pika 1, parg 2, parasheh që situatën në të cilën ndodhemi ne, (rastin kur ka ndryshuar periudha zgjedhore) janë kryer zgjedhjet, pritet shpërndarja e mandateve, që do të thotë se çdo përpjekje për komisione dhe iniciativa ligjbërëse është jokushtetuese një muaj përpara zgjedhjeve. Në këtë kuptim bëhet e pamundur veprimtaria e parlamentit përveç gjendjes së jashtëzakonshme.

Tjetër, është e vërtetë që Presidenti referuar nenit 86 të Kushtetutës është përfaqësues i popullit, por sistemi që e zgjedh ate është politik…për fat të Metës dhe Bushatit.

4. Kush i tha Bushatit që Presidenti duhet që në zbatim të nenit 67 të Kushtetutës do ta mbledhë Kuvendin e ri më larg nga 10 ditëshi i rezultatit të zgjedhjeve…?

Që do të thotë jo në 9 shtator, por në 9 korrik psh?

Tjetër, në rast se Komisioni Hetimor në ditën e mbledhjes qenka kushtetues, ku e gjen Bushati dispozitën ligjore që të justifikojë veprimtarinë e komisionit jashtë kufijve ligjorë?

Së fundi, të gjitha këto arsyetime ligjore, më dërgojnë si përfundim se publiku sot në Neës 24 dëgjoi jo Ervin Bushatin po Ervin Bullshit-in?