Ylli Asllani: Disa fjalë rreth mosbindjes qytetare të sotme në Kryeqytet!

Në një vend si i yni, me kaq shumë probleme e rënie morale veprimet e opozitës dhe qytetarëve po konvergojnë dita ditës, edhe pse ata përfaqësojnë statuse të ndryshme politiko shoqëror.

Në një Shqipëri, nga ku krejt shtresat po vrapojnë të ikin, të gjithë janë të bindur se nuk bëhet fjalë për normalitet apo përpjekje për përsosje qeverisje, por për një përballje për mbijetesë!

Sigal

Është një përplasje politike në një shtet pa rregulla loje, e cila nuk mund të fitohet pa një aleancë të të mirës së përgjithshme kundër së keqes që ka kapur qeverisjen, kundër manipuluesve të zgjedhjeve e drejtësisë, autorëve të shpopullimit të frikshëm, varfërisë masive, shkaktarëve të plagëve shoqërore dhe pasurimit të një shtrese narkopolitikanësh!

Në këto rrethana kërkohet që qytetari dhe sidomos rinia shqiptare të jenë më politike, sikurse opozita të shkojë më afër halleve të qytetarit dhe aktivistëve të tyre të rinj.

Për opozitën dhe qytetarët po bëhet e qartë se korrupsioni, varfëria shpopullimi oligarkia, shembja e trashëgimisë, shpopullimi, dhuna në familje nuk luftohen vetëm me artikuj gazetash, diskutime në ekrane, konferenca apo postera.

Duhet zbritur në sheshe me një platformë ndryshe, një kontratë dhe një aleancë të re qytetar – opozitë:

Kërkohet mosbindje civile për të zbritur nga pushteti sundimtarin dhe manipuluesit e vullnetit qytetar dhe për të garantuar kështu me qeveri teknike zgjedhje të lira dhe të barabarta në 11 Maj!
Aspirata për një jetë të begatë dhe demokraci normale nuk mund të jetojë në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë me autokratin Rama!

Nesër në 23 Dhjetor ora 17.00 është një tjetër mundësi për qytetarët dhe opozitën për të manifestuar forcën dhe mosbindjen civile ndaj një pushteti të kalbur nga korrupsioni, babëzia dhe paaftësia!

Një tjetër mundësi për të farkëtuar aksionet e përbashkëta!