Sali Berisha vlerëson Azem Hajdarin: Ishte një lider i lindur, sot është një burim frymëzimi

Kreu demokrat  Sali Berisha vlerësoi kontributin e dhënë nga lideri I lëvizjes studentore të dhjetorit Azem Hajdari, e cila çoi në rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri. Në aktivitetin e organizuar nga Brain Gain, Berisha deklaroi se në historinë kombëtare nuk ka një individ, që të ketë bërë me shumë për lirinë e shqiptarëve sesa Azem Hajdari.

Lideri i opozitës u  shpreh se vepra e Azem Hajdarit duhet të shërbejë si frymëzim për rrëzimin e diktaturës së ndërtuar nga mazhoranca socialiste.

Sigal

Kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha vlerësoi kontributin e dhënë nga lideri I lëvizjes studentore të dhjetorit Azem Hajdari, e cila çoi në rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri. Në aktivitetin e organizuar nga Brain Gain me temë: Në kërkim të simboleve, Azem Hajdari si simbol I lirisë, Berisha deklaroi se në historinë kombëtare nuk ka një individ, që të ketë bërë me shumë për lirinë e shqiptarëve sesa Azem Hajdari.

Berisha tha se Azem Hajdari ishte një lider I lindur dhe tregoi mënyrën sesi ai u përball me udhëheqësin e regjimit të asaj kohe Ramiz Alinë.

Kreu demokrat deklaroi se edhe sot qytetarët jetojnë në diktaturë, për të cilën akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka të bazuar në krim, drogë dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Sali Berisha u shpreh se vepra e Azem Hajdarit duhet të shërbejë si frymëzim për rrëzimin e diktaturës së ndërtuar nga mazhoranca socialiste.

Në këtë aktivitet morën edhe djali I Azem Hajdarit, ish ministri I jashtëm Besnik Mustafaj, përfaqësues të lartë Partisë Demokratike, të departamentit Brain Gain si dhe ata të grupimit dhjetor 90.